“Shuplaka” e turpit për Voltanën

“Shuplaka” e turpit për Voltanën

Voltana Ademi

Kategoria Superiore ka ulur këtë të mërkurë siparin për sezonin 2017-2018 duke vulosur fundin e një kampionati turpshëm.

Për herë të parë në histori skuadra e Vllaznisë ka zbritur zyrtarisht nga Kategoria Superiore duke shënuar ditën më të errët të këtij klubi.

Edhe pse kuqeblutë fituan me Skënderbeun me rezultatin e thellë 1-5, në një ndeshje që ishte e  turpshme dhe skandaloze në të gjitha aspektet, por që ishte përfolur që në fillim se do të ndodhte kështu dhe do ishte një fitore e lehtë për shkodranët.

Kjo fitore teatrale e Vllaznisë shënoi dhe fundin e një sezoni skandaloz për klubin kuqeblu që vit pas viti renditej në vendet e fundit duke shpëtuar vetën në takimet e fundit, por që këtë vit shkruajti një nga ditët më të zeza të këtij klubi.

Përgjegjsia kryesore që ka zhytur këtë klub në këtë gjëndje është kryebashkiakja Voltana Ademi që njëkohësisht është dhe presidentja e klubit, e cila me dështimin e saj si në krye të Bashkisë ashtu dhe në drejtim të skuadrës ka bërë që ta dërgojë këtë klub në Kategorinë Parë.

Një ngjarje e dhimbshme për sportdashësit shkodran të cilët për shkak të keqmenaxhimit që i kanë bërë kjo drejtuese klubit të Vllaznisë që është një nga asetet kryesore të atij qyteti, do të detyrohen që 100 vjetorin e krijimit të klubit ta festojnë në një Kategori më poshtë.

Kjo është një njollë e zezë për kryebashkiaken Voltana Ademi, e cila e ka përdorur gjithnjë Vllazninë për intersa të saja politike.

U kujtua për Vllazninë vetëm në momentet e fundit dhe me veprimin më të shëmtuar dhe e bëri për interesin e saj politik dhe jo në interes të një klubi me histori.

Edhe pse ajo u mundua të bëntë një lojë të piste politike duke futur në lojë dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën për t’i dhënë një dorë për të mbijetuar për të arritur një marrveshje me Xhelal Mziun, sërish dështoi duke mos e bërë të mundur as këtë opsion.

Ajo sot ka përmbushur misionin e saj të vetëm që ka premtuar për skuadrën e Vllaznisë për ta dërguar këtë klub në Kategorinë e Parë siç e premtonte në fushtat elektorale të vitit 2015. Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turp voltan: 24/05/2018 20:35

    Se di me cfar fytyre doni me kerku vota ne shkoder! Vllaznin e hodhe, tana rrugt e shkodres me gropa e nuk ven dor . Te vetmen gja qe ke ba asht qe ke mush autobuzat sa her te kan kerku per protest

    Përgjigju
  • Te lumt: 24/05/2018 20:32

    Voltan

    Përgjigju
  • Lefter: 24/05/2018 06:04

    tURPI më i madh është për Skënderbeundhe federatën,kur hapen portat sikur të ishte diga e Fierzës dhe skuadra kampione mundet 5-1 nga skuadra e kategorisë inferiore.Po nejse janë m5suar dhe e hanë turpin me bukë.

    Përgjigju
  • Erik: 23/05/2018 22:08

    Boll i majte jam, por t'i veshesh kryetares se bashkise deshtimin e ekipit te futbollit me duket e tepert. Nje ekip pa sponsor ne Superiore nuk mund te mbahet me leket e bashkise, por ama kush e do ate qytet dhe futbollin luan dhe me pak lek dhe mbijeton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari