Çdo shqiptar parashikohet të ‘fusë’ në portofolin e tij çdo ditë mesatarisht 28 euro, përgjatë 12 muajve të ardhshëm, me rritje prej 2 euro krahasuar me vitin aktual.
Ministria e Financave ka planifikuar që të ardhurat për frymë për vitin 2025, të arrijë në 841 euro në muaj nga 797 euro e llogaritur këtë vit. Në relacionin e buxhetit 2025 thuhet se të ardhurat për frymë do shkojnë në 10.094 euro në vit, me rritje prej 521 euro krahasuar me vitin aktual.
Rritja e të ardhurave për frymë do të vijojë edhe në vitet e tjera, për të arritur në 11.257 euro në 2027-ën, thotë Ministria e Financave.
Ky përmirësim sipas relacionit do të vijë nga rritja ekonomike e parashikuar në 3.9%, ulja e nivelit të papunësisë nga 10.2% këtë vit në 9.8% në vitin që vjen si dhe nga rritja e pagave. Mbi këto pritshmëri, qeveria pret edhe rritje të konsumit, si një nga kontribuuesit kryesor të rritjes ekonomike të vendit.
Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) në 2025-ën planifikohet në rritje me 1.2 miliardë euro, nga 22.9 miliardë euro këtë vit në 24.1 miliardë euro në vitin që vjen.
“Aktiviteti ekonomik do të vazhdojë të mbështetet kryesisht nga kërkesa e brendshme, nga rritja e mëtejshme e konsumit privat, ashtu edhe nga investimet në infrastrukturë si dhe zhvillimi i sektorëve strategjikë si turizmi. Konsumi privat parashikohet të jetë sërish nxitësi kryesor i rritjes së PBB-së, stimuluar kryesisht nga përmirësimi i besimit të konsumatorit, si dhe nga përmirësimi në tregun e punës”, thuhet në relacion.
Me ambicien për të shtuar jo vetëm shifrat në sasi por edhe ato në vlerë të turistëve, pra jo vetëm numrat e pushuesve por edhe të ardhurat që vijnë prej tyre, qeveria beson se turizmi do të jetë kontribuuesi kryesor në rritjen ekonomike të pritshme në 3.9% në vitin që vjen.
Konkretisht sektori i shërbimeve pritet të kontribuojë me 2.4% në rritjen ekonomike, industria me 0.5%, ndërtimi me 0.4% dhe në fund është bujqësia me 0.2% ndikim në rritjen ekonomike.
TË ARDHURAT PËR FRYMË
Viti 2024 9.573 euro
Viti 2025 10.094 euro
Viti 2026 10.660 euro
Viti 2027 11.257 euro
RRITJA EKONOMIKE
Viti 2024 3.9%
Viti 2025 3.9%
Viti 2026 4%
Viti 2027 3.9%
GDP E VENDIT
Viti 2024 22.9 mld euro
Viti 2025 24.1 mld euro
Viti 2026 25.3 mld euro
Viti 2027 26.6 mld euro
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Janar, 09:13
Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?
-
Po
50.8%
-
Jo
43.4%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 3531
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Proda takim me zv.presidentin e policisë çeke: Luftë krimit të organizuar! Patrullime të përbashkëta gjatë sezonit veror
17 Janar, 12:20
-
Manastiret e Luginës së Drinos mes 25 të rrezikuarve në botë, për herë të parë në listë edhe Hëna
17 Janar, 09:09
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Çfarë ka pas marrëveshjes 1 miliard euro Rama - Meloni me Emiratet Arabe
16 Janar, 11:24
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Dimri polar/ Në Kapshticë u krijua situatë kaotike, autobusët mbetën mbi 3 orë pritje! Udhëtarët: Shteti ta zgjidhte, qëndruam mes borës, me fëmijë, pleq e gra shtatzëna (VIDEO)
13 Janar, 14:30
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikoi marrëveshjen, Aliaj: Pritet të kalojë në Senat, ja kategoritë përfituese
10 Janar, 14:46
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
More keto eurot si i ndajne keta se une jam dy rroga dhe marr 1200 euro dhe kam dhe dy femije I MARRIN VETE SE SKA MUNDESI
PërgjigjuMe rritjen ekonomike te qeveriseeeee shtresat e varfra dhe pensionistët mund te investojnë te bleje apartamente,te ndertojmë vila dhe te bejne pushimet ku t'u doje qejfi,mund te udhetojne me avionë private dhe me ishte luksoze.
Përgjigjupse krekoseni me rrogën dhe çmimet që rrit privati? Kur është rritur ndonjëherë në histori rroga më shumë se çmimet? Kush dohet të fitojë më shumë, punëtori apo 'pronari' i punëtorit?
PërgjigjuD.m.th do hame me luge floriri?
PërgjigjuTa besojmë APO DUAN TJA MBUSHIN MENDJEN VETES gënjeshtra gënjeshtra I BESON VET GENJESHTARI BRAVO PS ME NDIMEN E PD E BENE SHQIPERINE TANI SALA DHE EDI PRESIN TE KORRIN FRYTET E MUNDIMIT (VETEM PER VETE U MUNDUAN)DHE NEVE MUTIN DO TJU BEJM