Si do të vijojë aksioni opozitar? Basha dhe Kryemadhi mbledhin Kryesinë e Këshillin Kombëtar

Si do të vijojë aksioni opozitar? Basha dhe Kryemadhi mbledhin Kryesinë e Këshillin Kombëtar

TIRANE-Partia Demokratike ditën e sotme së bashku me aleatët do të vendosë për vijimin e aksionit opozitar pas nëntë protestave para Kryeministrisë dhe parlamentit, ku u shënuan disa incidente dhe përplasje me policinë prej 16 shkurtit.

Megjithatë ende nuk dihet si do të vijojë aksioni pas tubimit të fundit në 13 prill. Dje Lulzim Basha zhvilloi një takim me Monika Kryemadhin për hapin e radhës, ndërsa sot do të ketë disa takime intensive brenda partisë me strukturat.

Në orën 12:00 lideri demokrat do të mbledhë Kryesinë e partisë dhe ish-deputetët e grupit parlamentar. Ndërsa në orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike për të marrë vendimin final. Gjithashtu edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi do të mbledhë Kryesinë dhe grupin parlamentar.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?