Si e përjetuan lajmin e pritjes së ëmbël? Rrëfehen Einxhel dhe Dagz

Si e përjetuan lajmin e pritjes së ëmbël? Rrëfehen Einxhel dhe Dagz

Pas konfirmimit të shtatzënisë, Einxhel dhe Dagz janë rrëfyer sesi e kanë përjetuar lajmin e pritjes së ëmbël. Dyshja kanë treguar çdo ndjesi dhe emocion në lidhje me shtatzëninë. Në një intervistë për “Pushime on Top”, ata kanë treguar se e kanë marrë situatën me sportivitet, edhe pse i dukej shumë e largët një gjë e tillë.

“Unë me llogaritë e mia e di se kur ndodhi por le të mbetet private kjo gjë. Gjithë kohës kemi qenë bashkë, nëse ka një person që e kam ndarë më së shumti këtë gjendje është Dagz. I kam thënë që dyshoj që “jemi” shtatzënë”, ka thënë Einxhel.

“Si ndjenjë është shumë e veçantë, unë prapë nuk e kisha shumë të besueshme derisa e dëgjova rrahjen e zemrës”, është shprehur Dagz.

“Është shumë interesante se ne jemi të dy njerëz sportivë i marrim gjërat me sportivitet. Kur isha në Kosovë nuk isha mirë nga ana shëndetësore dhe motrës së Dagzit i thashë më duket se po të bëj hallë. Por testin e bëra shumë vonë. Njerëzve të afërt ua kemi thënë. Ka qenë shumë e çuditshme kur fansat na shkruanin kur do bëni fëmijë dhe unë e shihja shumë të pamundur dhe i thoja Dagzit “ca thonë këta”. Megjithatë që në BBV ne e kemi folur si gjë dhe Dagz më ka thënë që në BBV do të bëj një tatuazh kur të më bësh baba.”, ka shtuar Einxhel.

Dagz ka treguar se familjarët e tij kanë “fluturuar” nga gëzimi, ndërsa Einxhel tha se më të vështirë e kishte t’ja thoshte këtë lajm babait të saj, i cili nuk e priste një gjë të tillë të ndodhte kaq shpejt.

“Kur e morën vesh prindërit kanë fluturuar nga gëzimi. Unë kam kohë që i them motrës kur do e bësh një fëmijë”– u shpreh Dagz.

“Për momentin duke qenë se Dagzi është gjatë gjithë kohës në lëvizje në udhëtime pune, unë kam jetuar në Tiranë ndërsa Dagzi vjen shumë shpesh, unë kam shkuar më radhë në Kosovë”- shtoi Einxhel.

“Isha pak e ndrojtur, sepse asnjëherë babi nuk ka kërkuar nga unë që të jem vaja që martohet e bën fëmijë. Ai nuk e ka konceptuar që do të bëhem me fëmijë kaq shpejt. Ishte një emocion shumë i veçantë ndarja e këtij lajmi me të dhe ishte personi më I vështirë që mund tja thoja”– përfundoi ajo.

Fillimisht Einxhel nuk e pranoi që ishte shtatzënë, ndonëse në media qarkulluan foto të saj me barkun e rrumbullakosur. Einxhel vendosi ta bëjë lajmin publik një ditë më parë. Einxhel u njoh me Dj Dagz në shtëpinë e Big Brother Vip dhe e vazhduan lidhjen edhe pas daljes nga shtëpia, të cilët tashmë janë në pritjen e ëmbël. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luli: 17/08/2022 10:11

    qofshi gjithmon te lumtur

    Përgjigju
  • zana: 16/08/2022 23:42

    U MARTU dhe kjo karakurva....

    Përgjigju
  • Vera: 16/08/2022 23:17

    Te keni jete te lumtut dhe urime per bebushin tuaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë