TIRANE - Këto kujtime historike vijnë nga kolonel Faik Quku, ish oficer i Ushtrisë Kombëtare dhe nga ish i burgosuri antizogist i Burgut të Shkodrës Paret Camillo Libardi dhe nga rebeli i arratisur Martin Marshi: “Natën që mësun se në të aguar do të vareshin në litar, Mark Milani Zef Delia dhe Martin Marashi nga Toplana thyen burgun e Shkodrës ku ndodheshin të prangosur.. Ata hapën tavanin e dolën në pullaz të burgut.
Martin Marashi kërcen i pari mbi pullazin e shtëpisë së Hafiz Sabri Bushatit, që gjendej afërsisht 2-3 metra larg. Prej aty hidhet edhe nja 10 metra ma poshtë në oborr e del jashtë derës së oborrit dhe zhduket. Zhurma e tjegullave alarmon rojet e burgut që filluan me ba pushkë.
-I dyti Zef Delia ban të njëtën punë, por then kurrizin e mbetet në oborr.
-I treti Mark Milani hidhet shëndosh, por me gjithë këmbënguljen e Zefit për me e lanë me ikë e merr në krah tuj i thanë se do vdesim bashkë dhe del në rrugë ku në ikje e sipër i kapin dhe i varin (Kolonel Faik Quku “Qëndresa shqiptare gjatë luftës së Dytë Botërore, fq 38)
RRUGËS PËR NË LITAR!
Krismat e pushkëve dhe alarmi i zgjuan nga gjumi të burgosurit e shumtë anti-zogist të hapsanës së Shkodrës.
- Jepu Zot ndihmë me pshtue
- uronin të gjithë për tre të dënuarit me vdekje të dhomës së izolimit “nr 1 “. Shpresat, kureshtja dhe ankthi i të burgosurve që dëgjonin me kureshtje çdo lëvizje dhe zhurmë të xhandarëve në ambientet e burgut nuk zgjatën shumë, pasi për rrezikun e zi të Zef Delisë gjithë manovra spektakolore kishte dështuar. Mark Milani e mori shokun në shpinë dhe me vrap nëpër rrugë të Xhamisë së Kuqe. Atje është një ujësjellës që shkon në Pazar.
Roja kishte dhënë alarmin patrullës së qytetit. Në vendin ku rrugica bashkohet me një vijë ujit që vjen nga Parruca është një urë që shërben per kalimin e ujësjellësit. Aty i panë rojet, Mark Milamin me shokun e plagosur mbi sup, ndërsa Marin Marshi duke përfituar nga errësira ishte hedhur në kanal, ku u mshef poshtë urës. “-Ndal! Ku shkon? -urdhëruan xhandarët të arratisurin me shokun e vet mbi supe.
“-Ne bëmë tonën ju bëni tuajën”.-iu përgjigj Mark Milani. “-Ku don me çue këtë viktimë të aksidentuar që nuk mbahet vetë në këmbë. Kush ta shëron në male të Dukagjinit? “-E kisha shok e mik e nuk mund ta lija në baltë, se qe besa burrave kurrë nuk patët me më zanë”. “-Ku e keni edhe një shok?” “-Nuk di gja, ka krisë pushka te burgu e dyshoj se është vra”. “-Kush e çon tani këtë gjysmë të vdekur tek litari”.”-Unë e kam pru këtu e deri tek litari e çoj vetë”, -iu përgjigj Mark Milani.
Ndërkohë për Martin Marashin kishte qenë ora e shpëtimit për t’i dëshmuar historinë se si tre shoshjanët do të bëheshin fli të Zotave. Të gjithë të burgosurit ishim çue në kambë dhe po zgjateshim duke u kacavjerrë me pa diçka nga frëngjitë e vogla të burgut. Mark Milani ka ardhë me Zef Delinë në shpinë nga Xhamia e Perashit, tek Ura Dervish Beg dhe ka mbrri në oborr të burgut të madh të Shkodrës që gjendej në të djathë të Prefekturës. (deri vonë ka qenë ndërmarrja e vjetërsirave pas pesëkatëshit tek ish Pastiçeri Rinia Nenvizimi im P.M).
Burgun e kanë thye nga ora tre pas mesnatë. Rreth një orë ka zgjatë orvatja e Markut me ikë më gjithë shokun e dëmtuar në shpinë, prandaj sa ka mbrri i kanë nisë drejt litarit, pa i futë më në ambientet e burgut. Të gjithë kush ka qenë në burg i kishin sytë e veshët tek këta trima të pashoq.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com