-
Zbulohet relacioni sekret i Sigurimit për ish-deputetin në ’75: Ai tentoi të inskenonte vetëvrasje aksidentale
Relacioni i plotë i tre funksionarëve të më lartë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës dhe Hetuesisë së Përgjithshme të Republikës, lidhur me ngjarjen e ndodhur më datën 16 dhjetor të vitit 1975, ku sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të asaj kohe, i cili publikohet për herë të parë nga Memorie.al, përshkruhen me detaje dhe hollësira rrethanat e vdekjes së Ndue Marashit, duke e rindërtuar ngjarjen në fjalë, e cila ndodhi në shtëpinë e tij, në rrugën “Haxhi Sina” Nr. 4., fare pranë “Shkollës së Kuqe”.
9 Korrik 2022, 08:46 -
Le Figaro (1950)/ Intervista me mbretin Zog dhe mbretëreshën Geraldinë në Aleksandri: Nostalgjia për Shqipërinë, djali Leka, komunizmi dhe rreziku rus
“Le Figaro” ka botuar, të premten e 21 korrikut 1950, në faqen n°5, intervistën ekskluzive të korrespondentes së saj Dominique Auclères me mbretin Zog dhe mbretëreshën Geraldinë në Aleksandri (Egjipt).
19 Shkurt 2022, 21:09 -
'Si u burgos ‘Shaliapini’ shqiptar që tronditi skenat operistike të Evropës, nga Moska e gjithë Lindjen komuniste…”?! / Historia e panjohur e artistit të famshëm, Lluk Kaçaj
Memorie.al publikon historinë e panjohur të artistit të madh Lluk Kaçaaj, me origjinë nga fshati Aliaj i Kastratit në Malësinë e Madhe, i cili që në moshë të vogël u dërgua për të ndjekur mësimet pranë Kolegjit të Jezuitëve, në qytetin e Shkodrës dhe më pas në Liceun Klasik “Ylliricum”, ku që në fillim ai spikati për zërin e tij melodioz me timbër të veçantë
22 Janar 2022, 09:11 -
Pse faraonët e lashtë egjiptianë ndaluan së ndërtuari piramida?
Projekti “Theban Mapping” thekson në faqen e saj të internetit se varri më i hershëm mbretëror i konfirmuar në luginë u ndërtua nga Tutmosi I (1504-1492 Para Krishtit). Edhe paraardhësi i tij Amenhotep I (1525-1504 Para Krishtit), mund të ketë ndërtuar varrin e tij në Luginën e Mbretërve, megjithëse kjo është një çështje e debatueshme midis egjiptologëve.
8 Dhjetor 2021, 09:36 -
Si e vranë grekët patriotin, Kadri Gjata Kumbaro, kryetarin e Klubit 'Bashkimi' të shqiptarëve të Janinës dhe botuesin e gazetës 'Zgjimi i Shqipërisë'
Kadri Gjata (Kumbaro), lindi në Libohovë më 1865-ën, ku mbaroi shkollën fillore dhe atë qytetse (Ruzhdie) dhe më 1880 shkoi në Janinë te tezja e tij (motra e nënës) për të vazhduar shkollën e mesme (Medrese).
4 Dhjetor 2021, 09:18 -
Dosje
Publikohet historia e rrallë dhe e panjohur e Koçi Xoxes, flet i biri: Çfarë na tha vetëm pak para se ta pushkatonin
Publikohet historia e rrallë dhe e panjohur e Koçi Xoxes me origjinë nga Kolonja, por i lindur në vitin 1911 në fshatin Negovan të Follorinës në Greqi, ku familja e tyre ishte vendosur për arsye ekonomike, i cili pasi studioi dhe u diplomua shkëlqyeshëm në gjimnazin klasik të Selanikut në vitin 1929, u kthye në qytetin e Korçës, ku u njoh për herë të parë me idetë dhe literaturën komuniste, duke u bërë më pas një nga themeluesit dhe kryetari i parë i Grupit Komunist të Korçës që në fillimin e viteve ’30-të.
31 Tetor 2021, 08:38 -
Kultura
Ngjarja reale që e frymëzoi Dostojevskin të shkruante romanin 'Krim dhe ndëshkim'
Në librin e tij “Mëkatari dhe shenjti”Kevin Birmingem i frymëzuar mbi historinë e gjenezës – filozofike dhe neurologjike – të romani“Krim dhe ndëshkim”, do t’ju lërë në mëdyshje mbi figurën e Dostojevskit, aq më tepër që vetë rusi i famshëm kishte të paktën dy mendime për veten e tij.
25 Tetor 2021, 10:10 -
Dosje
Historia tragjike e ruses, që braktisi Moskën për djaloshin nga Korça: Si vuajta 10 vjet në burgjet e Enver Hoxhës, e akuzuar si agjente e KGB-së dhe…”
Memorie.al publikon historinë e panjohur të ruses Taisa Batkina (Pisha), me origjinë nga Tula e Rusisë, fëmija e tretë e një familje shumë të varfër fshatare, e cila mbeti jetim që në moshë fare të vogël, pasi i ati humbi jetën gjatë punës në një nga galeritë e qymyrgurit që ndodheshin në rrethinat e Tula-s.
20 Shtator 2021, 08:55 -
Dosje
Letrat e pabotuara: Ja si Alois Hitler e nxiti djalin e tij të bëhej përbindëshi që e njohin të gjithë
Figura e Adolf Hitlerit, vazhdon të mbetet një temë e rëndësishme e diskutimeve në mjedisin e sotëm akademik. Në fillim të këtij viti, historiani austriak Roman Sandgruber publikoi biografinë e parë të Alois Hitlerit, babait të diktatorit gjerman, e cila bazohet kryesisht tek 31 letra të pabotuara dhe të zbuluara vetëm 3 vjet më parë.
12 Shtator 2021, 14:13 -
Dosje
Dëshmia e rrallë e ish-truprojës së kryeministrit: Kontradiktat mes Enverit dhe Mehmetit filluan që në ’76-ën, u reflektuan edhe te Nexhmija e Fiqreti
Ali Çeno truproja besnik i Mehmet Shehut, dëshmon se që nga fillimi i viteve ‘70-të, shefi i tij kryeministri i Shqipërisë komuniste kishte filluar që ta përmendëte shpesh herë në biseda, Perëndimin.
29 Korrik 2021, 08:48 -
Dosje
"Në moshën 6 vjeçare mundi 'Mjeshtren e Sportit' por i’a ndaluan shahun, pasi unë kisha qenë i burgosur…", dëshmia e rrallë për vajzën që iu kushtua filmi ‘Dy herë mat’
Memorie.al publikon historinë e panjohur të Rozana Gjergjit, legjendës së shahut shqiptar, e cila që në moshën 6-vjeçare aktivizohej me ekipin e të rriturave dhe fitoi disa kupa, medalje e vende të para në disa gara e takime shahu të cilat zakonisht zhvilloheshin tek Klubi i Kulturës “Ali Kelmendi” në Tiranë, siç ishte ai me Mjeshtren e Sportit, Liri Bajo.
27 Korrik 2021, 10:29 -
'Patër Anton Harapi që gjykohet n’kët sallë ku ngjan se çdo za njerziet s’ka ma vend, është një shqiptar i kulluar…'/ Zbulohet mbrojtja në 'Gjyqin e Regjencës' në ’46-ën
E gjithë fjala e mbrojtjes së avokat Stringës, i cili pasi i bëri një “pasqyrë” të plotë të gjithë jetës dhe veprimtarisë fetare, atdhetare e politike të Patër Antonit, publikoi aty edhe disa deklarata dhe dëshmi që ai u’a kishte marrë disa emrave të njohur, si profesor Gabriel Meksit, Age Grudës, etj., të cilët hidhnin dritë mbi të kaluarën atdhetare e patriotike të Harapit, si dhe ndihmën e madhe që ai u kishte dhënë komunistëve në periudhën e pushtimit gjerman të vëndit, duke nxjerrë nga burgu apo u falur jetën shumë prej tyre.
12 Korrik 2020, 08:04 -
Dëshmia e ish-komunistes: Si e rrëmbyem unë dhe vëllai im vajzën 12-vjeçare të shefit të Policisë së Tiranës
Vanda Çorati, ish-komuniste dhe partizane e Pezës, e cila na rrëfente ngjarjen e bujshëme të vitit 1942, kur gueriljet komuniste të Tiranës rrëmbyen vajzën e Shefit të Policisë së tiranës, Man Kukaleshit, për t’i bërë presion që ai të lironte Shyqëri Ishmin, aksion të cilin e udhëhoqi i vëllai i saj Agron Çorati, me dy shokët e tij.
16 Qershor 2020, 11:02 -
Dëshmia e rrallë e përkthyesit: Si e shoqërova për 12 vite kryekomunistin e Polonisë, që rrinte ilegalisht në vila sekrete, ku vinin Enveri, Hysniu, Ramizi dhe…
Dëshmia e rrallë e Koci Zengo, ish-punonjës i aparatit të Komitetit Qëndror që ishte diplomuar në Poloni në fundin e viteve ’50-të, i cili u caktua si shoqërues dhe përkthyesit i tij, ku për 12 vite me rradhë që Mijal qëndroi në Shqipëri, nuk i’u nda për asnjë çast, madje duke e shoqëruar atë edhe në shumë vizita sekrete që ai bënte në shtete të ndryshme të botës.
28 Maj 2020, 08:15 -
Një epidemi e panjohur në Shqipërinë e 1938! Masat që u morën, nga vendosja në karantinë e fshatrave e mbyllja e kufijve
Në shekullin e kaluar, bota është goditur vazhdimisht nga epidemi e pandemi të ndryshme, të cilat padyshim që kanë prekur edhe Shqipërinë. Por ajo që duhet nënvizuar është se pasojat mbi Shqipërinë, për një arsye apo tjetër, nuk kanë qenë më pasoja fatale.
13 Prill 2020, 20:18