Si e 'vrau' Lulzim Basha, Arben Ristanin dhe reagimi i vonuar i ish-sekretarit të PD

Si e 'vrau' Lulzim Basha, Arben Ristanin dhe reagimi i vonuar i ish-sekretarit të PD

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, një ditë më parë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku me tone ironike, i kujton kreut të selisë blu, Lulzim Basha deklaratat e tij, se do ta rrëzonte Edi Ramën me zgjedhje e protesta.

“Ti thoshe qe do e largojmë me protesta. Ne kemi bërë mbi 10 të tilla dhe s’e kemi larguar dot.”-shkruan ndër të tjera Ristani.

Ndërsa më tej, shton se ka një rrugë tjetër që Rama të ikë. Të ikë vetë Basha.

Por, si e vrau Lulzim Basha ish-sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, njeriun që e bëri kryebashkiak të Tiranës.

Në fakt, Arben Ristani në vitin 2011, ishte njeriu që luftoi me mediat, me opozitën, me gjithçka kishte në dorë në atë kohë. Edi Rama ia vësuli të gjitha Arben Ristanit, deri edhe në kërcënimet me jetë.

Dhe gjithçka kishte të bënte me mandatin e kryebashkiakut të Tiranës, mandat të cilin Arben Ristani ia dha në tavolinë Lulzim Bashës, pas rinumërimit të dyshimtë të votave në kryeqytet.

Por, çfarë ndodhi më pas?

Në vitin 2013, Arben Ristani zgjidhet deputet në listën e PD-për Vlorën, nga Sali Berisha. Shpërblim ky ose jo, nuk ka rëndësi, ai tashmë kishte filluar karrierën politike në PD.

Vjen Lulzim Basha, zgjidhet kryetar, Ristani kandidon, por përballë ka dy rivalë të tjerë, të cilët duket se janë të fortë. Enkelejd Alibeaj dhe Eduart Selami.

Ristani me mbështetjen e elitës së vjetër të PD-së, apo senatorëve të saj, të njerëzve që kishin mbështetur Sokol Olldashin, zgjidhet numri dy i PD-së, me një diferencë me rreth pesë vota, me rivalin e tij kryesor Enkelejd Alibeaj, i cili kishte dhe bekimin e Lulzim Bashës.

Këtu filloi dhe shkatërrimi i karrierës politike të Arben Ristanit. Megjithëse ai punonte ditë e natë dhe zbatonte çdo urdhër të Lulzim Bashës, megjithëse në emër të Bashës shkoi dhe shkatërroi degët e PD-së, largoi nga PD-ja njerëz. Çfarë nuk bëri që të merrte besimin e Lulzim Bashës, por atë nuk e fitoi kurrë.

Pasi kishte hyrë në një garë pa lejen e tij, Ristani u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PD-së dhe asnjë ditë dhe asnjë çast, në shumë raste nuk u pyet fare, për zhvillimet dhe organizimin e PD-së. Çdo gjë i jepej gati, dhe ai vetëm firmoste.

Ristani pranoi të bënte gjithçka, vetëm që të kishte besimin e kreut të PD-së. Por, megjithë përulshmërinë e tij deri në neveri, Lulzim Basha kurrë nuk e pranoi si numrin dy të Partisë Demokratike. Kurrë nuk e pranoi si partner politik.

Por, gjithnjë e më shumë e përdhosi, e linte jashtë vendimmarrjes dhe nuk e pyeste kurrë. Çdo hap që hidhej, ishte pa dijeninë e Ristanit. Të paktën kështu pretendohej apo deklarohej nga ai shpesh.

Mësimin e fundit, Lulzim Basha ia dha në zgjedhjet e vitit 2017, duke e kandiduar të katërtin në qarkun e Vlorës, ku në vitin 2013, pra katër vite më parë, PD kishte marrë vetëm tre mandate deputetësh.

Përpara Arben Ristanit vendosi një aleat si Vangjel Dule, i cili katër vite më parë kishte qënë pjesë e koalicionit të socialistëve.

Por, mesa duket është e qartë që Lulzim Basha nuk e ka dashur në krah Arben Ristanin. E mori e hodhi në “kosh të plehrave”, nuk i dha as mandat deputeti, megjithëse ky i fundit i kishte dhënë mandatin e kryebashkiakut të Tiranës.

Ristani përpëlitet sërish pas kreut të PD-së, kërkon të kapë ndonjë kockë, pranon ndjesën e Lulit, e mbështet atë në garën për kryetar të PD-së dhe turpësisht bashkë me disa sekretarë të tjerë të cilët Luli i “shkeli me këmbë”.

Ka provuar në heshtje dhe publikisht vetëngrirjen e Lulit, proçesin e falsifikimit dhe manipulimit, vjedhjes së votave brenda PD-së, një garë false dhe një rival të pavlerë.

Nga ana tjetër, ishin po këta, Arben Ristani e shokët e tij të cilët çertifikuan proçesin zgjedhor dhe riorganizimin e PD-së, duke zhvilluar një masakër elektorale brenda trupës së Partisë Demokratike. Duke përjashtuar, denigruar, dëbuar dhe përçarë strukturat e saj.

Dhe tani, pas dy vitesh të gjithë po mësojnë të vërtetën. Atë që Ristani e ka ditur, por nuk e ka thënë kurrë me gojën e tij. Atë që Ristani e ka pranuar në heshtje, por nuk e tha kurrë me zë të lartë.

Tani, pas gjashtë vitesh të Bashës si kryetar, pas katër vitesh ku si sekretar e tallnin dhe pas dy vitesh si ish-sekretar e diskeditojnë, Arben Ristani filloi të flasë.

Por, të paktën më mirë një fund i dhimbshëm, sesa një dhimbje pa fund. Ka ardhur koha që të dëgjohen edhe të vërtetat e Arben Ristanit, edhe të shumë të tjerëve, të cilëve më në fund, iu dëshën kaq kohë, që të kuptojnë se kush ishte Lulzim Basha dhe sa shumë i kishin munguar të vërtetat demokratëve dhe cila është ajo që duan ata brenda PD-së.

Tani ka më shumë ditë sesa kuleçë, le të presim dhe të shohim se çfarë po ndodh vërtetë brenda PD-së, me shumë prej drejtuesve të saj dhe ish-drejtuesve, të cilët mendojnë dhe janë të bindur se largimi i Lulzim Bashës, sjell edhe largimin e Edi Ramës.

Basha për ta është personi përgjegjës, i cili në gjashtë vite i dorëzoi gjithçka dhe çdo pushtet në tavolinë Edi Ramës, duke u treguar i paaftë, i dështuar, pa folur më tej edhe për marrëveshjen e 17 majit, e cila përfundoi me 16 milion eurot në xhepat e e familjarëve të Lulzim Bashës.(CNA.al)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BAJG LOPE rexhep leka [ kepi ]: 16/07/2019 20:38

    O arben ristani s'ka mo ven për ty ti e bone punën tate ja vodhe Edi Pallës zgjedhjet e bashkus . E tani lyli të ka lon për me pi rehat o arbeni karallo ti kto pun si kupton se vetëm dopjo të qetson o arbeni i partis. Radhës tjetër do ta ven o arbeni kapiten.

    Përgjigju
  • Qyterar: 16/07/2019 19:03

    Pasi Kane sherbyer me servilizem per perfitim vetjak dhe te shefit te partise, flaken nga partia dhe papritur beheen reformatore, perparimtare, idealiste, te ndjeshem ndaj qytetarit etj etj. Edhe na zene televizionet, pale. Hap krahun se kqz e ndrite, PD is he vetem yes-man. Ik o burre

    Përgjigju
  • Sifi: 16/07/2019 18:39

    Luli e veau Ristanin se ishte me i miri me i afti dhe me i zgjuari .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja