Si e vrau modelja shqiptare me 5 plumba burrin dhe veten në SHBA, familjarët e 34-vjeçarit: Ishte një njeri që e donte jetën

Si e vrau modelja shqiptare me 5 plumba burrin dhe veten në SHBA, familjarët e 34-vjeçarit: Ishte një njeri që e donte jetën

Sabrina dhe Pajtim Krasniqi

Modelja kosovare, Sabrina Krasniqi dy ditë më parë qëlloi për vdekje bashkëshortin Pajtim Krasniqi dhe më pas vrau edhe veten.

Në një artikull rreth ngjarjes së rëndë të regjistruar në Florida, SHBA ku Daily Mail shkruan se si modelja qëlloi 5 herë burrin dhe më pas ktheu armën nga vetja duke kryer vetëvrasjes në ballkonin e apartamentit ku bashkëjetonin.

Sabrina Kasniqi, 27 vjeç vrau Pajtim Kasniqin, 34 vjeç, në katin e 45-të të ndërtesës luksoze Beach Club II Hallandale me pamje nga plazhi Hallandale, në veri të Miamit, rreth orës 12:30 të premten e 27 nëntorit, shkruan Daily Mail.

“Trupat e çiftit mund të shiheshin të shtrirë në ballkonin ngjitur me apartamentin 4508, ndërsa policia kontrolloi brenda dhe gjaku pikonte në ballkonet e poshtme.

Pajtimi ishte pjesë e një familjeje të madhe shqiptare që kishte emigruar në SHBA nga Peja e Kosovës, dhe familja e gruas së tij ishte gjithashtu me origjinë nga vendi ballkanik”, shkruan gazeta britanike.

Sabrina ishte modele dhe çifti jetonte në Astroia, Queens, në New York City. Familja e madhe e Pajtimit, ka folur për Daily Mail ku dhe e kanë përshkruar atë si një vëlla, djalë, xhaxha dhe mik të përkushtuar dhe që e donte jetën. Ata tregojnë se Pajtimi në 2018 kishte pësuar një aksident ku mjekët donin t’i prisnin këmbën, por 34-vjeçari nuk i kishte lejuar.

“Duke ditur plotësisht se mbajtja e këmbës së tij do të çonte në operacione të shumta, dhimbje dhe kohë të gjata rikuperimi, ai e përballoi sfidën. Ai më tej shpërfilli urdhrat e mjekëve dhe refuzoi të merrte ilaçet e tij kundër dhimbjeve gjatë çdo rikuperimi të operacionit të tij pasi nuk pranoi të bëhej i varur nga ilaçet. Duke u përballur me shanse të pamatshme dhe pavarësisht atyre operacioneve të shumta dhe kohërave të gjata të shërimit, ai nuk u ankua kurrë. Ai i mori të gjitha me qetësi”.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 02/12/2024 11:49

    te bukur, te pasur e prep si prep te palumtur. Ah moj jete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!

Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!