KORÇË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, me anë të një videoje në Instagram ka prezantuar transformimin e një shkolle në rrethin e Korçës.
Bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare Podgorie e cila në ditën e djeshme hapi dyert dje për 355 nxënësit e saj pas transformimit rrënjësor.
Ditën e djeshme nisi viti i ri shkollor për plot 480 mijë nxënës, ku 32 mijë prej tyre u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.
Komento