Një aksident tragjik me katër të vdekur, anëtar të së njëjtës familje, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë.
Gazetari i Report Tv Armand Xhelili, i cili ndodhej në vendngjarje ka treguar edhe dinamikën sesi ka ndodhur aksidenti.
Një makinën tip ‘Audi’ me targa AA 107 XX e cila drejtohej nga disa të rinj, që po vinte nga Fieri, me shpejtësi që mëndohet se ishte mbi 150 km në orë, dyshohet se ka goditur nga pas makinën tip ‘Toyota’ e cila nga përplasja ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal duke u shkatërruar plotësisht.
Ndërkohë mjeti tip ‘Audi’ është spostuar për disa metra dhe më pas është pëplasur me një shtyllë dhe ka dalë nga rruga. Ekspertiza do të përcaktojë shkaqet e aksidentit, ndërkohë që një tjetër shkak i aksidentit mund të jetë se makina ‘Toyota’ të ketë ndërruar korsi dhe për pasojë është marrë para nga ‘Audi’ i cili vinte me shpejtësi shumë të lartë.
Për të nxjerrë trupat e pajetë është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses, por edhe banorë të zonës kanë asistuar për të ndimuar, ndërkohë që në vend ngjarje mbërritën 4 autoambulanca. Me gur freksibël është prerë mjeti për të nxjerrë trupat e pajtë të së njëjtës familje të cilët udhëtonin nga Patosi.
Të rinjtë e plagosur në makinën tip ‘Audi’ janë jashtë rrezikut për jetën dhe në momentin kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë të tramutaizuar.
Lajmi kryesor:
Me shpejtësi skëterrë 'Audi A8' 100 mijë € godet nga pas dhe nxjerr nga rruga makinën! Shuhet familja që erdhi për pushime nga Greqia! Plagosen 3 të rinjtë, prangoset 22-vjeçari/VIDEO
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.4%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
6.2%
Vota total: 1105
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Plagosja e 17-vjeçarit në Sarandë/ Sherri dyshohet për një vajzë, babai i të plagosurit: Drejtësi ose do të bëj vetëgjyqësi! Autori: E qëllova për vetëmbrojtje me thikën e tij
28 Mars, 15:03
-
28 vite nga tragjedia e Otrantos/ Familjarët: S'ka drejtësi, shteti shqiptar s’na mbështeti! Ish-ushtaraku: Ata u trajtuan si armiq, u goditën me qëllim që të mbyteshin
28 Mars, 12:14
-
Autor të disa vjedhjeve, arrestohen 2 skifterët në Vlorë
28 Mars, 12:01
-
Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’, prokuroria e Fierit çon në gjyq autorin! 23 vjeçari ekzekutoi policin brenda makinës se i tha mos ec shpejt
28 Mars, 09:55
-
Borsh/ 50 familje në protestë: Kadastra na ka bllokuar certifikatat e pronësisë! Shteti ia ka dhënë tokën Komunitetit Mysliman
27 Mars, 17:31
-
Sherr mes adoleshentëve në Sarandë/ 17-vjeçari plagoset tre herë me thikë nga bashkëmoshatari
27 Mars, 17:28
-
Diktatura e shkatërroi, ortodoksët rindërtojnë nga themeli kishën e Shën Mërisë në Lushnje
27 Mars, 16:26
-
Shtohen sëmundjet malinje në Fier, 120 pacientë për 3 muaj! Mjekja: Gratë dhe burrat mbi 40-vjeç duhet të kryejnë kontrolle
27 Mars, 16:18
-
Prej disa ditësh pompat e hidrovorit jashtë funksionit, Vlora rrezikon të përmbytet sërish
27 Mars, 13:27
-
Në hotel me 40-vjeçarin, 15-vjeçarja thith kokainë, shoqja e filmon! Report Tv zbardh detaje të ngjarjes së rëndë! Gjykata lë në burg Rinald Rakipajn
27 Mars, 12:18
-
I dënuar me 8 vjet burg në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë! Pritet ekstradimi drejt vendit fqinj (EMRI)
27 Mars, 11:19
-
Zyrtare/ Humbja në Vlorë, Flamurtari shkarkon trajnerin! Gjen menjëherë zëvendësin
27 Mars, 10:41