Të dielën në orën 21:00 me kohën në Shqipëri, Spanja dhe Argjentina do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026. Arbitri slloven Slavko Vincic është përzgjedhur nga FIFA për të qenë gjyqtari i këtij takimi.
Gjatë mbledhjes me arbitrat e Botërorit 2026, 46-vjeçari Slavko Vincic nuk i ka mbajtur lotët kur drejtuesit e Gjykimit në FIFA i kanë komunikuar lajmin. Përqafime dhe duartrokitje nga të pranishmit, teksa Vincic do të ndihmohet nga bashkëkombasit e tij, Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic.
Lajmi kryesor:
Botërori 2026/ Slloveni Slavko Vincic do të arbitrojë finalen mes Spanjës dhe Argjentinës, emocionohet kur mëson lajmin






