Si ta bëni pamjen e shtëpisë suaj më të këndshme? Anila Hetoja: Ja trendet e këtij viti (VIDEO)

Koha e qëndrimit në shtëpi si pasojë e karantinimit ka përkuar edhe me ndryshimin e stinëve dhe ardhjen e pranverës, kur zakonisht preferojmë ti bëjmë ndryshime të vogla edhe shtëpisë. Por si mund ti ndryshojmë pamjen asaj pa patur nevojë të bëjmë blerje apo rregullime, pasi vetë periudha në të cilën ndodhemi nuk na e lejon. Anila Hetoja jep disa këshilla shumë interesante për t'i dhënë ngjyrë shtëpisë, me pamjen e së cilës edhe mund të jemi mërzitur pak gjatë ditëve të izolimit.
"Duke qenë se jemi të gjithë brenda në shtëpi ajo që do të sugjeroja në fakt do ishte që sapo të zgjohemi në mëngjes, të hapim dritaret, të ajrosim shtëpitë. Duke qenë se jemi në pranverë të mbajmë ngjyrat e kaltra. Të privilegjuar janë personat që kanë një shtëpi minimaliste sepse duke qenë se jemi në shtëpi do donim të kishim një hapësirë të madhe të gjërë të kalonim kohë me familjen apo edhe të krijonim ambiente të ndryshme si një tavolinë në ballkon ku mund të pimë kafen e mëngjesit, pra të mundohemi të krijojmë një ambient sa më komod këto ditë që jemi në shtëpi.", shprehet interior designer.
Përsa i përket ngjyrave ajo sugjeron të kaltërtën si dhe të bardhën, zezën dhe nuancat e kremit.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona