Si të dezinfektoni shtëpitë dhe orenditë që mbajnë më shumë mikrobe

Sapo koronavirusi 'hyri' nën vendin tonë dhe njerëzit u kyçën në shtëpitë e tyre, gjithçka që nisi ishte pastrimi me themel i banesave dhe dezinfektimi i tyre. Në këtë kohë të gjithë janë bërë më 'maniakë pas pastërtisë' dhe janë të shumta mënyrat që njerëzit kërkojnë për të dezinfektuar sa më mirë sipërfaqet e banesës së tyre për të mbajtur larg koronavirusin.

Disa këshilla praktike na vijnë nga kompanitë e dezinfektimit në Tiranë,  ku rekomandojmë mënyrën sesi duhet të veprojmë me ambientet që kërkojmë të dezinfektojmë.

Mimoza Lupi menaxhere e një kompanie pastrimi gjatë një lidhje në skype në emisionin Repolitix thotë se ambientet duhet të kërkojnë një pastrim gjeneral tre herë në vit ndërsa shton se orenditë shtëpiake më me shumë mikrobe janë perdet, dysheku dhe divanët.

"Mënyra e dezinfektimit që ne bëjmë është së pari pastrohet rrënjësisht, pastaj bëhet dezinfektimi i të gjithë ambientit. Dezinfektimin mund ta bëjmë që në fillim, vetëm nëse ka pasur person të prekur me koronavirus në atë ambient. Kërkesat më shumë kanë qenë për zyrat. Për shtëpitë kërkesat kanë qenë sikundër edhe më parë. Tani janë bërë më maniakë pastërtie njerëzit. Duan të dinë si mund të dezinfektojnë. Edhe për ne është gjë e re dhe informohemi gjatë gjithë kohës mbi solucionet që duhet të përdorim. Objektet që mbajnë më shumë mikrobe është dysheku, perdet dhe divanet. Në pamundësi për pastrime gjenerale përdorni shumë fshesën me korent. Shkrini sodën e bukës në ujë dhe pastroni me leckë sipërfaqet." tha Lupi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha