Si të kujdesemi për lëkurën gjatë sezonit të ftohtë

Si të kujdesemi për lëkurën gjatë sezonit të ftohtë

Foto ilustruese

Moti i ftohtë dhe ajri i thatë gjatë kësaj periudhe mund të kenë një ndikim negativ në lëkurën tonë, duke shkaktuar tharje dhe irritime.

Por çfarë duhet të bëjmë gjatë kësaj periudhe për ta mbajtur lëkurën të hidratuar?

Përdorni krem hidratues
Lëkura ka nevojë për hidratim më të thellë gjatë dimrit. Zgjidhni kremra që përmbajnë përbërës si, acide yndyrore dhe ceramide për të ruajtur lagështinë e lëkurës.

Mbrojtja nga dielli është e domosdoshme
Edhe pse dielli është më i dobët në dimër, rrezet UV mund të dëmtojnë lëkurën. Përdorni një krem me SPF, veçanërisht për fytyrën dhe duar, për të parandaluar dëmtimet nga dielli.

Kujdesi për buzët
Buzët janë një nga zonat më të ndjeshme të trupit që mund të thahen lehtësisht në dimër. Përdorni balsam buzësh me vitamina dhe ushqyes për t’i mbajtur të buta dhe të shëndetshme.

Hidratimi
Sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës. Edhe kur temperatura bie, hidrimi i trupit është kyç për të ruajtur shëndetin e lëkurës.

Përdorni pastrues të butë
Zgjidhni pastrues të lehtë që nuk e thajnë lëkurën dhe shmangni sapunët e ashpër që mund të prishin balancën natyrale të yndyrës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë