Si të përgatisni në shtëpi qumësht tërshëre, recetë vetëm me dy përbërës dhe përfitimet e tij shëndetësore

 

Në një intervistë në emisonin “Rreze Dielli” në Report Tv Sabina Sherifi blogerja që herë pas here sjell receta të thjeshta dhe të shpejta për të gjitha amvisat tregoi sot se si mund të realizojmë qumështin e tërshërës vet në shtëpi. Me një recetë që ka shumë pak përbërës dhe njëkohësisht është e pasur me vlera ushqyese, si dhe një mënyrë e mirë për të konsumuar qumështin personat që janë intolerantë ndaj laktozës.

“Qumështi I tërshërës është shumë I mirë për ata që janë intolerant ose kanë alergji nga laktoza, është I garantuar që është një qumësht  I çertifikuar pa gluten, ka shumë përfitime shëndetësore, kryesisht në shëndetin e zemrës” tha ajo.

Receta e përgatitjes së qumështit të tërshërës

2 kupa tërshërë ( 400 ml)

4 kupa ujë të ftohtë ose ( 800 ml)

Raporti I recetës është në një kupë tërshërë duhen dy kupa ujë.Gjithashtu për ta personalizuar sipas shijes mund të përdorni  ose një lugë gjelle mjaltë ose një lugë gjelle shurup panje dhe pak vanilje.

Për të përgatitur qumështin e tërshërës hedhim ujin në blender dhe më pas tërshërën sipas masave, shtojmë panjën ose mjaltin, një lugë të vogël kafeje vanilje, pasi mbarojmë procesin e blenderit, e kullojmë dhe kështu krijohet qumështi i tërshërës.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot