Si u kthye protesta me gjoksin
jashtë edhe në modë
Sivjet ka qenë viti i “gjoksit jashtë”. Kjo nisi nëpërmjet fushatës “Free the Nipple” e cila lufton për të drejtat e grave që të mund të dalin publikisht toples. Por, manifestimi nga ana e vipave për këtë fushatë u kthye në një trend edhe në modë.
Sivjet ka qenë viti i “gjoksit jashtë”.
Kjo nisi nëpërmjet fushatës “Free the Nipple” e cila lufton për të drejtat e grave që të mund të dalin publikisht toples.
Por, manifestimi nga ana e vipave për këtë fushatë u kthye në një trend edhe në modë.
Rihanna është ajo që kemi parë më shumë me gjoksin jashtë në aktivitete si basketboll, restorante etj.
Ndërsa, në eventin e modës CDFA këngëtarja u shpall fituesja e vitit me një fustan transparent të dizenjuar vetëm me gurë svaroski.
Cara Delevingne është ithtarja më e madhe e të drejtës për të ekspozuar gjoksin dhe ajo shprehet, “gjoksi është një pjesë tjetër e trupit si hunda, buza dhe ne mund t’i zbulojmë sa herë që duam”.
Kendall Jenner ka protestuar në mënyrën e saj gjatë pasarelës së koleksionit të Marc Jacobs vjeshtë 2014.
Edhe koleksioni pranverë 2015 i dizenjuesit Tom Ford ka fustane me gjoksin zbuluar të fshehur modestisht vetëm me disa gurë mbi copën transparente.
Këto fustane u veshën nga Rihanna, Rosie Whitely Huntington, Miley Cyrus dhe Cara Delevingne.
Suki Waterhouse ka dhënë mbështetjen me një fustan transparent nga koleksioni pranverë 2015 i markës Burberry Prosrum.
Scout Willis ka shokuar me daljen e saj publike në rrugët e New Yorkut, protestë të cilën e ka vazhduar edhe në Instagram, por fotoja është fshirë nga policia e Instagramit.
Rumer Willis dhe Russell Simmons dhanë kontributin ndaj rastit në fjalë duke veshur bluza të fushatës.
Por, duke marrë parasysh edhe fotot e bëra publike në rrjetet sociale mund të themi që ky ka qenë viti më i zhveshur sa i përket gjoksit.
Kujtojmë edhe rastin e “Kim Kardashian thyeje internetin”.
Miley nga ana e saj nuk ka rezistuar që të dalë herë pas here toples.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
60/3
Sondazhi i ditës:
6 Nëntor, 09:49
Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?
-
Po
29%
-
Jo
63.4%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 3499
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Derbi i kryeqytetit në 'Elbasan Arena', spikat edhe Egnatia - Vllaznia! Kalendari i raundit të 13-të në Superligë
7 Nëntor, 13:21
-
Guida kulturore/ Vepra ‘Imazhe digjitale’ në sallën e Universitetit të Arteve! ‘Një tigër në shtëpi’ në skenën e Teatrit Eksperimental
7 Nëntor, 13:15
-
Tatimet: Pas 1 tetorit, 9 mijë biznese rritën pagat! 37 mijë të tjera me risk për nëndeklarim, do përballen me gjoba nëse nuk reagojnë
7 Nëntor, 13:15
-
Mamurras/ Policia parandalon krimin në familje dhe arreston 40-vjeçarin, i zbulohet dhe një ‘depo’ armatimi! Gruaja merret në mbrojtje, ja çfarë u sekuestrua
7 Nëntor, 13:09
-
Minxhozi: Pse Amerika zgjodhi një të dënuar përballë një prokuroreje?!
7 Nëntor, 12:57
-
Në katër qytete të ndryshme, Tirana gjen shtëpi për ndeshjen e Superligës larg kryeqytetit
7 Nëntor, 12:54
-
FOTOT/ Rama në Budapest për samitin e Komunitetit Politik Europian, pritet nga Orban! Takim edhe me Zelenskyn
7 Nëntor, 12:47
-
Mikel Arteta i zhgënjyer pas humbjes me Interin: S'e kuptova penalltinë e tyre, as 11 metërshin që nuk u dha për ne
7 Nëntor, 12:44
-
Rama për zgjedhjen e Trump: Le të mos bëhemi histerikë, Zelenskyt i thashë të mos shqetësohej! Herën e parë thanë NATO do dobësohet, por u forcua!
7 Nëntor, 12:42
-
43-vjeçari akuzohet se ka abuzuar për 4 vite me të miturën, reagojnë familjarët e tij: Çështje inati, s' kemi konflikte! Xhaxhallarët e 16- vjeçares: Autori të dënohet
7 Nëntor, 12:40
-
Samiti i komunitetit evropian, kryeministri Rama takohet me presidentin Vuçiç
7 Nëntor, 12:36
-
Trump president i SHBA, Rama nga Budapesti: Rikthimi i tij mund të jetë i mirë për Evropën! NATO u bë më e fortë kur ai ishte në pushtet
7 Nëntor, 12:24