Si u kthye protesta me gjoksin
jashtë edhe në modë
Sivjet ka qenë viti i “gjoksit jashtë”. Kjo nisi nëpërmjet fushatës “Free the Nipple” e cila lufton për të drejtat e grave që të mund të dalin publikisht toples. Por, manifestimi nga ana e vipave për këtë fushatë u kthye në një trend edhe në modë.
Sivjet ka qenë viti i “gjoksit jashtë”.
Kjo nisi nëpërmjet fushatës “Free the Nipple” e cila lufton për të drejtat e grave që të mund të dalin publikisht toples.
Por, manifestimi nga ana e vipave për këtë fushatë u kthye në një trend edhe në modë.
Rihanna është ajo që kemi parë më shumë me gjoksin jashtë në aktivitete si basketboll, restorante etj.
Ndërsa, në eventin e modës CDFA këngëtarja u shpall fituesja e vitit me një fustan transparent të dizenjuar vetëm me gurë svaroski.
Cara Delevingne është ithtarja më e madhe e të drejtës për të ekspozuar gjoksin dhe ajo shprehet, “gjoksi është një pjesë tjetër e trupit si hunda, buza dhe ne mund t’i zbulojmë sa herë që duam”.
Kendall Jenner ka protestuar në mënyrën e saj gjatë pasarelës së koleksionit të Marc Jacobs vjeshtë 2014.
Edhe koleksioni pranverë 2015 i dizenjuesit Tom Ford ka fustane me gjoksin zbuluar të fshehur modestisht vetëm me disa gurë mbi copën transparente.
Këto fustane u veshën nga Rihanna, Rosie Whitely Huntington, Miley Cyrus dhe Cara Delevingne.
Suki Waterhouse ka dhënë mbështetjen me një fustan transparent nga koleksioni pranverë 2015 i markës Burberry Prosrum.
Scout Willis ka shokuar me daljen e saj publike në rrugët e New Yorkut, protestë të cilën e ka vazhduar edhe në Instagram, por fotoja është fshirë nga policia e Instagramit.
Rumer Willis dhe Russell Simmons dhanë kontributin ndaj rastit në fjalë duke veshur bluza të fushatës.
Por, duke marrë parasysh edhe fotot e bëra publike në rrjetet sociale mund të themi që ky ka qenë viti më i zhveshur sa i përket gjoksit.
Kujtojmë edhe rastin e “Kim Kardashian thyeje internetin”.
Miley nga ana e saj nuk ka rezistuar që të dalë herë pas here toples.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
61/3
Sondazhi i ditës:
6 Nëntor, 09:49
Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?
-
Po
29.2%
-
Jo
63%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 3750
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti i Iranit: Fitorja e Trumpit nuk bën dallim për Teheranin
7 Nëntor, 15:21
-
VIDEO/ Autograf nga Ernest Muçi, tifozja e Besiktas 'shpërthen' në lot
7 Nëntor, 15:20
-
Kërcënoi në krye të detyrës gazetarin e Report TV Armand Braho, vihet në nën hetim shoferi i Bashkisë Pogradec
7 Nëntor, 15:18
-
I kërkuar për trafik kokaine, Princ Dobroshi i njohur si 'Peshkaqeni' ekstradohet në Gjermani
7 Nëntor, 15:16
-
Nga çështja e emigrantëve, te luftërat në botë, shtatë gjërat që Trump thotë se do të bëjë si president i SHBA
7 Nëntor, 15:11
-
Raportet Trump-Kosovë: Çfarë ishin dhe çka mund të pritet
7 Nëntor, 15:07
-
Blushi akuza për arrestimin e Ilir Metës: Policia po ruan emrat e efektivëve që morën pjesë në Operacion, iu mohua edhe avokati
7 Nëntor, 15:06
-
'Ne duhet të jemi të përgatitur për një ndryshim', kryeministri polak: Presidenca e Trump do të ketë pasoja për sigurinë evropiane
7 Nëntor, 15:05
-
Kandidatja për komisionere e Zgjerimit në BE: Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi mund të mbyllen deri në vitin 2027
7 Nëntor, 15:03
-
Zbulohet posti që mund të marrë Richard Grenell në administratën Trump
7 Nëntor, 14:58
-
Zaloshnja: Jo pak sondazhe e paratreguan fitoren e Trumpit në 7 shetet kyçe të SHBA-së
7 Nëntor, 14:53
-
Misteri me Melanie Trump ditën e zgjedhjeve në SHBA
7 Nëntor, 14:51