Tom Brady dhe Gisele Bundchen janë njohur nga një mik i tyre i përbashkët, ku ky i fundit i tha Gisele që kam njohur versionin mashkull të tipit tënd.
Ata tashmë janë të martuar dhe kanë dy fëmijë, Vivian dhe djali Benjamin.
Brady në atë kohë ishte i martuar me Bridget Moynahan.
Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë njohur gjatë xhirimeve të filmit ku luajtën sëbashku si protagonistë “Mr&Ms Smith” në vitin 2004.
Brad në atë kohë ishte i martuar me Jennifer Aniston. Jennifer Aniston dhe Justin Theroux u takuan gjatë xhirimeve të “Tropic Thunder” në vitin 2007.
Justin Timberlike dhe Jessica Biel janë njohur nëpërmjet miqve të tyre.
Eva Mendes dhe Ryan njiheshin më parë por kanë rënë në dashuri gjatë xhirimeve të “Place Beyond The Pines”.
David Beckham e kishte parë Victoria Beckham si femrën e tij ideale që para se të takoheshin si pjesëtare të “Spice Girls”.
Ata u takuan për herë të parë në vitin 1997 në Manchester United. Anne Hathaway dhe Adam Shulman janë takuar për herë të parë në vitin 2008 me anë të një miku të përbashkët.
Në vitin 2011 Anne i bëri ftesë Adam që ta shoqëronte në një event dhe që atëherë ata filluan të dalin bashkë duke përfunduar të martuar në vitin 2012.
Jay-Z dhe Beyonce janë takuar që kur këngëtarja ishte pjesë e grupit Destiny Child dhe 18-vjeçare, të paktën kështu tregon Beyonce për Glamour.
Po, ajo që dihet është se ata u lidhën në vitin 2002 gjatë bashkëpunimit në “Bonnie&Clyde”.
Jessica Simpson dhe Eric Johnson janë takuar që në vitin 2010 dhe përfunduan të martuar në qershor të këtij viti në një ceremoni sekrete.
Gjatë asaj kohe Eric ishte i martuar me ish-bashkëshorten Keri Johnson.
Kanye West dhe Kim Kardashian u takuan për herë të parë përpara shumë vitesh, por Kim falenderon Jimmi Kimmel i cili i ftoi të dy ata në shown e tij në vitin 2012 dhe u dha mundësinë që të njiheshin më mirë me njëri tjetrin.
Andrew Garfield dhe Ema Stone u takuan për herë të parë në audicionet e Amazing-Spider-Man dhe që atëherë patën ngjitjen e parë duke vjedhur simpatinë për njëri tjetrin.
Cameron Diaz dhe Benji Madden u njohën nëpëmjet mikut të përbashkët Nicole Richie.
Megan Fox dhe Brian Austin Green u njohën gjatë xhirimeve të “Hope&Faith” Ku Brian ka prekur padashje këmbën e Megan duke shkaktuar “elektricitet”.
Çifti Scott Disick dhe Kourtney Kardashian u njohën në shtëpinë e mikut të përbashkët Joe Francis dhe u lidhën në vitin 2007.
Sot kanë dy fëmijë dhe presin të tretin. Duka dhe Dukesha e Kembridxhit Kate u njohën në Universitetin St.Andrews rastësisht.
Menjëherë pasi u nda nga e dashura prej dy viteve Stacy Keibler, George Clooney u njoh me avokaten Amal Alamaddin në vitin 2013 gjatë një eventi bamirësie.
Ata do të martohen këtë muaj në Venecia të Italisë.
Eva Longoria dhe Pepe u lidhën në tetor të vitit 2013 pasi dolën së bashku pak kohë thjesht për argëtim.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)