6 persona të cilët organizuan grabitjen e pak ditëve më parë janë zbuluar për shkak të një makine.

Pasi kryen grabitjen ata u drejtuan drejt Urës së Limuthi ku i vunë flakën dy foristradave. Në këtë moment grabitësit janë laguar me një makinë tip "Golf", e cila ishte e vjedhur.

Kjo makinë është parë nga disa persona pranë vendit ku u dogjën dy foristradat. Pikërisht duke gjurmuar nëpërmjet kamerave këtë makinë "Golf", policia ka arritur të shohë se autorët i janë drejtuar një apartamenti në Vorë.

Me këtë mjet, grabitësit transportuan edhe 8 thasët me 3.2 milionë dollarë, që grabitën nga kasafortat e makinave të blinduara. Gjatë kësaj kohe, makina u shkëmbye dhe me një patrullë të policisë, e cila njoftoi sallen operative, për shkak se ajo lëvizte me shumë shpejtësi.

Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë është parë që makina ka ndjekur autostradën deri në Vorë. Më tej, ajo nuk shfaqet në kamerat e bizneseve, përgjatë autostradës.

Mjeti dyshohet të jetë i vjedhur. Ekspertët e Policisë Shkencore përpunuan pamjet filmike, të cilat çuan në arrestimin e 4 personave deri tani.

Pasi kanë qëndurar aty, autorët janë shpërndarë me makina të tjera dhe Policia e Tiranës ka arritur të gjejë 4 prej tyre, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia ka arritur të bjerë në gjurmën e tyre ditën e hënë dhe menjëherë më pas janë rrethuar disa zona, ndërkohë që ndërhyrja është bërë mesditën e së martës, pas një takim të Haki Çakos me drejtuesit e policisë së Tiranës.

Gjithashtu ndërhyrja është bërë pasi Fatjon Xhyliu nga Lushnja ka pranuar të bashkëpunojë me policinë, fillimisht ai ka dhënë deklarata kontradiktore se përse ndodhjen pranë vendit të grabitjes.

Më pas ai i është dorëzuar presionit, duke pranuar të bashkëpunojë, por edhe të tregojë emrat e atuorëve të tjerë.

Ky grup u cilësua i rrezikshëm pasi në grabitjen e fundit kishte qëlluar me armë për të neutralizuar rojet e "Jaguar Security". Për këtë arsye FNSH dhe RENEA kanë përdorur mjete special për arrestimin e tyre si snajper apo pajisje të tjera mbrojtëse.

Nga video e policisë duket se ndërhyrja e policisë ka qenë e kujdeshme dhe e mirëmenduar.

Në total 6 persona dyshohet se kanë grabitur rreth 7 milionë dollarë në grabitjen e 2015-s dhe atë të pak ditë më parë. Por aventura e tyre ka zgjatur vetëm 14 muaj.

Në grabitjen e datës 9 shkurt 4 personat qëllluan drejt dy blindave të "Jaguar Security". Ata e hapën derën me një sharrë dore dhe më pas morën 8 thashë me lek.

te arrestuarit
(Katër grabitësit e arrestuar sot nga policia)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com