Influencuesi i mediave sociale, Andrew Tate i arrestuar si pjesë e një hetimi për trafikimin e qenieve njerëzore dhe përdhunimin, mbajti gjashtë gra në 'arrest shtëpie 24/7 si të burgosura'. Zyrtarët thanë se Tate u kërkoi punonjësve të tij të qëndronin pas çdo lëvizje të viktimave të tij, duke i detyruar ato të merrnin pjesë në video pornografike në internet.
“Abuzimi ishte fizik dhe emocional. Ata nuk u lejuan të dilnin nga shtëpia dhe ata vëzhgoheshin ditë e natë. Ata në thelb mbaheshin nën arrest shtëpiak 24/7 si të burgosur. Atyre iu hoq liria dhe u ndoqën kudo”, tha një burim gjyqësor rumun për DailyMail.
Prokurorët pretendojnë se Tate i rekrutoi gratë në platformat e mediave sociale dhe i joshi ato duke u deklaruar në mënyrë të rreme dashurinë dhe synimin e tij për t'u martuar. Kjo metodë e tij që njihet si 'djali i dashuruar', përdoret shpesh nga kriminelët për të rekrutuar viktimat që vuajnë nga vështirësitë ekonomike duke i joshur me dhurata dhe premtime për një jetë më të mirë jashtë vendit. Gjashtë viktimat u detyruan të merrnin pjesë në video në platformën për të rritur ‘Only Fans’ dhe aplikacionin TikTok. Nga këto video, 2 vëllezërit merrnin fitime marramendëse.
“Ne kemi informacion – bazuar në atë që ata thanë në mediat sociale – se një nga vajzat ka sjellë deri në 50,000 euro në muaj dhe atyre nuk u është dhënë asnjë para”, tha burimi.
Gratë e mbajtura peng ishin një shtetase amerikane, një moldave dhe katër rumune. Hetuesit rumunë filluan hetimin kur ambasada e SHBA në Bukuresht ngriti alarmin sepse diplomatët zbuluan se një grua amerikane po mbahej në qytet kundër dëshirës së saj. 22-vjeçarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, kishte arritur të merrte celularin dhe të telefononte të dashurin e saj në SHBA, i cili lajmëroi ambasadën. Një video e bastisjes e publikuar nga policia tregonte gjithashtu se oficerët merrnin armë, thika dhe para.
Një video e bastisjes, publikuar nga policia kishte momente kur se oficerët nxirrnin armë, thika dhe para. Tate drejton gjithashtu 'Hustler's Academy' ku 127,000 persona, kryesisht burra i paguajnë atij 39 £ në muaj për këshilla për t'u pasuruar dhe për t'u marrë me jetën. Ish-kikboksieri ka thënë më parë se u transferua në Rumani me të vëllanë sepse besonin se do të merrnin më pak vëmendje nga policia, por nuk rezultoi kështu.
36-vjeçari u arrestua me vëllain e tij Tristan, 34 vjeç, së bashku me asistentet e tyre Georgiana Naghel dhe Luana Radu në vilën e tyre prej 600 mijë paund në kryeqytetin rumun, Bukuresht, mëngjesin e djeshëm.