Siguria e sezonit turistik/ Policia aksion në det e liqen, bllokohen 11 jetski e varka! Muzika e lartë pas mesnate, mbyllen 3 lokale në Dhërmi

Policia Kufitare prej disa ditësh po ushtron kontrolle në zonat bregdetare por dhe në liqenin e Komanit për mjetet lundruese që lëvizin pa dokumente.  Në Dhërmi, Palasë, Durrës dhe Shëngjin janë bllokuar 4 Jet Ski që lundronin në zonën e përcaktuar për pushuesit. Drejtuesit e tyre u gjobiten me nga 100 000 lekë.

Gjithashtu në Dhërmi, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndëshkuar me gjobë  20 000 lekë pronarin e një skafi që kishte dokumentacion për të dalë në det. Ndërkaq, në Radhimë u gjobit me 100 000 lekë pronari I një gomoneje pasi ishte bregëzuar në zonë të ndaluar, pranë vijës bregdetare të plazhit. Në liqenin e Komanit janë bllokuar 5 varka artizanale dhe janë ndëshkuar administratorët e tyre me gjobë 10 000 lekë secili.

Paralelisht policia vijon kontrollet dhe në lokalet e bregdetit për muzikën e lartë pas mesnate. Kështu mbrëmjen e së shtunës dy lokale në Dhërmi dhe një tek Uji i Ftohtë në Vlorë janë mbyllur dhe ka nisur hetimi për 6 menaxhere dhe muzikantë, nën akuzë për prishjen e qetësisë publike. 

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 25/06/2023 18:04

    E keni kthyer shqiperin azil pleqesh eshte mbush me pensionista. Prishje qetsis publike.! ska muzike, ska aktivitete ujore, Hiking ke frike t dalesh se shkel ndonje parcel hashashi kercet Kallashi. Cfare turizmi ofrojm per pleqt.?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës