WASHINGTON- Zbardhet dhe incidenti i radhës në lidhje me sigurinë e jetës së presidentit amerikan Barack Obama. Shërbimi sekret amerikan ka lejuar që një person i armatosur, punonjës në një shërbim privat sigurie, për më tepër me të një kaluar kriminale, ka udhëtuar në të njëjtin ashensor me presidentin Obama.
 
Lajmi është konfirmuar edhe nga një zyrtar i shërbimit sekret amerikan, i cili nuk ka pranuar të japë asnjë koment për ngjarjen. Kjo situatë ka ndodhur në 16 Shtator, teksa Obama vizitonte Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atalanta.
 
Ky gabim është shkelje protokolli pasi vetëm anëtarët e shërbimit sekret janë të lejuar të mbajnë armë në prani të presidentit. Arma i’u gjet në momentin që personi në fjalë u mor në pyetje pasi u pa në ashensor dhe u shkarkua menjëherë nga punëdhënësit e tij.
 
Kjo masë vjen pas një tjetër incidenti të ndodhur vetëm përpara pak ditësh në Shtëpinë e Bardhë. Vetëm një ditë më parë, gjatë një 
seance dëgjimore të zhvilluar në Kongres, drejtoresha e Shërbimit Sekret Xhulia Pirson pranoi se shkelja e sigurisë është e papranueshme. Piersen gjithashtu premtoi se do të dyfishojë përpjekjet për të sjellë shërbimin e sigurisë në nivelin e duhur.
 
Ndërkaq, vetëm këtë vit, në territorin e Shtëpisë së Bardhë ka patur në total 6 hyrje të paligjshme, duke përfshirë dhe atë të Omar Gonzales më 19 shtator.
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)