Silva Gunbardhi: S’dua të më
quajnë kurvë dhe prostitutë

Silva Gunbardhi: S’dua të më<br />quajnë kurvë dhe prostitutë
Mjafton një studio paksa e lirë dhe ngacmuese që personazhet të dalin nga vetja, apo më mirë të themi të jenë po aq të çlirët si jashtë kamerave. Kështu ka ndodhur në emisionin e së enjtes së Alban Dudushit ku mund të themi se ka plasur një sherr i vërtetë vlerash mes artistëve. Nga njëra anë përfaqësuesi i rrymës “rrep” MC Kresha dhe përballë tij Silva Gunbardhi.

Mes të dyve ka patur një debat të gjatë live, për vlerat dhe antivlerat e tallavasë, nisur nga suksesi i këngës së Silvës “Të ka lali shpirt” , e cila së fundmi duket se ka infektuar edhe serbët, pasi kanë bërë versionin e tyre të kësaj kënge.



Kresha nga ana e tij u shpreh se tallavaja po e dëmton muzikën shqiptare sot dhe është e tmerrshme që këngëtarët e tallavasë bëjnë shumë lekë në diasporë, ndërkohë që këngëtarët e tjerë që kanë më shumë vlera fitojnë më pak. 

Gjithashtu ai iu drejtuar Silvës duke i thënë që kënga “Të ka lali shpirt” nuk është e saj pasi në të vërtetë është një këngë rome dhe me motive të qarta të marra nga tabani i kësaj muzike.

Ndërsa në fund fare ai e pyeti këngëtaren se përse ajo i ka mbyllur komentet tek videoja e saj në Youtube dje këngëtarja shpërtheu duke i habitur të gjithë me fjalinë “ Sigurisht që do i mbyll pasi nuk lejoj që të më shajnë dhe të më quajnë kurvë apo prostitutë vetëm sepse këndoj tallava”.



Debati mes dy këngëtarëve ka qenë i nxehtë, mes vlerat dhe anti-vlerat e muzikës komerciale sot. Ndërkohë pas përfundimit të emisionit, Silva është penduar për fjalët që ka nxjerrë nga goja. 

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

23/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin