Silvana Baltadori kritika të forta: Shumë gra, pa suportin e një mashkulli nuk zënë dot një vend pune, parazite që thjesht reklamojnë markat e çantave

Silvana Baltadori ( Hejineman) është ndër sipërmarrëset shqiptare mjaft të njohura e cila shpeshherë ka qenë në qendër të lajmeve rozë, për shkak të deklaratave për jetën e saj private. Si një grua e cila flet hapur ajo shpesh herë edhe është paragjykuar dhe nuk është pritur mirë nga publiku. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në Report TV  tregoi për vështirësitë që kaloi me Covid-19, por edhe për sekretet e bukurisë, sukseset si biznesmene dhe mënyrën se si e sheh konkurrencën femërore.

“Më tepër është një luftë psikologjike dhe morale dhe shpirtërore sesa një luftë fizike edhe pse zakonisht je e rraskapitur është një pyetje që të shpërfytyron, marrja e kortizonëve, deformimi fizik që të bëhet pra jo vetëm që shton në peshë, ti shton kile, ke enjtje, ke një fryrje deformuese, pra humbet identitetin tënd fizik, unë nuk shikohesha më në pasqyrë, filluan të më bien flokët, unë kam humbur edhe 30% të flokëve pothuajse” tha ajo.

Ndërsa rrëfeu edhe për sekretin e bukurisë me të cilin ka spikatur gjithmonë por për të bukuria është shumë më tepër sesa koncepti fizik:

“Unë mendoj që elementi bazik i të qënurit një grua e bukur nuk qëndron në elementët fizik. Mendoj që bukuria e femrës është dicka shumë integrale është një kompleks faktorësh që krijon atë të tërën. Kur je e re fokusi është më shumë tek silueta por unë mendoj që bukuria vjen nga brenda, dhe bukuria më e madhe e një gruaje ku dhe duhet investuar pafund është kultura dhe raporti i invidit femër me grupin, duhet të jesh dominante kur të hapësh gojën” u shpreh Silvana Baltadori.

Konkurrenca femrorë për të është një mënyrë këndvështrimi ndërsa thekson se në Shqipëri shumë vajza e gra suportohen nga meshkujt dhe nuk kanë arritur asgjë vetë:

“Ka të bëjë gjithmonë me elementë të personalitetit individual varet se çfarë shikon si konkurrente tek një femër. Unë nuk tërhiqem aspak nga bukuritë fake nga femrat e silikonuara, të botoksuara me ato qerpikët fallco, gjithcka në fallcitete. të kurohesh për mua është një koncept tjetër, është të gëlltisësh brenda kulturë sepse kjo gjë nuk të lë asnjëherë të dukesh një grua e shëmtuar. Në shqipëri ka plot të tjera që kanë një mirëqënie shumë më të mirë se unë, por e kanë krijuar vetë këtë apo është një kukull në duart e të dashurit apo të një burri biznesmen dhe vetë është një njeri krejt injorant ose një njeri që pa suportin e këtij mashkulli as vendin e punës ose në rastet më  dërrmuese nuk kanë as punë fare, janë parazite të thjeshta që reklamojnë markat e cantave, janë femra vanite, shumë bosh dhe unë jam e sigurtë që kanë edhe depresionet e tyre brenda” përfundoi ajo. 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro