Simone Inzaghi e Javier Zanetti thirren në Prokurori, u kapën në përgjime me ultrasit e Interit! Do dëgjohen edhe futbollistë, mes tyre kapiteni i Milanit

Simone Inzaghi e Javier Zanetti thirren në Prokurori, u kapën në përgjime me ultrasit e Interit! Do dëgjohen edhe futbollistë, mes tyre kapiteni i Milanit

Simone Inzaghi

Të ardhurat e paligjshme që disa nga ultrasit e Interit dhe Milanit kanë përfituar në dëm të klubeve dhe tifozëve, e cilësuar nga hetuesit në Itali si një skemë kriminale me biletat dhe jo vetën, vijon të hetohet.

Sipas asaj që bën me dije Gazzetta dello Sport, pas pushimeve të kombëtareve, hetuesit do marrin në pyetje trajnerin e Interit, Simone Inzaghi. Ai është kapur në përgjime duke folur me ish-kreun e ultrasve të Interit, Marco Ferdico, duke folur për biletat e finales së Champions League.

Si Inzaghi, do pyeten edhe disa lojtarë; më konkretisht do jenë Hakan Calhanoglu, Milan Skriniar (tani në PSG), Nicolo Barella dhe kapiteni i Milanit, Davide Calabria. Ata do të dëgjohen si "njerëz të informuar mbi faktet" pikërisht për shkak të raportit, i cili doli nga hetimet, ku ata biseduan me disa prej ultrasve të arrestuar. Përveç tyre, për të njëjtën arsye do të pyeten edhe zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti dhe ish-mbrojtësi Marco Materazzi.

E njëjta problematikë edhe tek Milan, teksa për momentin është lakuar nga mediat vetëm emri i kapitenit Davide Clabria, i cili do të ftohet nga prokuroria italiane për të dëshmuar për komunikimet e tij me ish-kapon e 'Curva Sud' të Milanit, Lucca Lucci, i cili u arrestua pak ditë më parë për përfshirje në grupet kriminale.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve