/ ATSH / - Nga dita e merkure, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë vendi mikpritës i një eventi të rëndësishëm ndërkombëtar, siç është Simpoziumi i VI-të i Arkeologjisë me temë: "Iliria e Jugut dhe Epiri në Antikitet".
Muzeu Historik Kombëtar ben me dije se ky simpozium ndërkombëtar do të mbledhe së bashku rreth 150 arkeologë dhe studiues të njohur nga e gjithë bota dhe vjen si bashkëpunim i Universitetit të Lionit, në Francë me Laboratorin francez HISOMA (Historia dhe Burimet e Botëve Antike), Qendrën e Studimeve Albanologjike, Institutin e Arkeologjisë, Muzeun Historik Kombëtar dhe Ambasadën Franceze në Tiranë.
Nga data 20-23 maj në harkun kohor prej ores 08:00 deri në 18:00 në ambjentet e muzeut të pranishmit do të mund të ndjekin kumtesa shkencore të studiuesve me të njohur rreth prehistorisë, periudhave helenistike dhe romake dhe mesjetës në trojet shqiptare.

LAJMET MË TË VLERËSUARA