DAMASK, 6 qershor /ATSH-AFP/ - Një xhami me emrin e Virgjireshës Mari u inaugurua sot në rajonin bregdetar sirian të Tartusit, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Sana.
Xhamia u inaugurua nga ministri i Waqf, Mohammad Abdel Sattar al-Sayyed, në qytetin Tartus, theksoi Sana, që publikoi imaxhe të ndërtesës.
Një prej fotove tregon një pllakë përkujtimore duke konfirmuar se inaugurimi i xhamisë ishte bërë gjatë mandatit të presidentit Bachar al-Assad.
Imazhet tregojnë gjithashtu ndërtesën, një kupolç të artë dhe mure të bardhë dhe portokalli. Burra myslimanë dhe një peshkop shfaqen gjithahstu në fotot e agjencisë së lajmeve "Sana".
Qyteti Tartous është një prej vendeve të kursyera nga konflikti që ka shkatërruar Sirinë që prej katër vjetësh. Ai është i dominuar nga komuniteti alauit, minoritet mysliman nga ku vjen dhe presidenti, Bachar al-Assad./
/ec/