BEJRUT, 16 gusht /ATSH-AFP/ -Rebelët sirianë arritën të mbrojnë sot rajonin e Mareas, njëri prej bastioneve të tyre në provincën e Alepos, përball një avancimi të shpejtë të xhihadistëve të Shtetit Islamik (SHI), sipas një OJQ-je.
"Luftimet ishin shumë të ashpra sot mes rebelëve dhe SHI-së në rrethinat e Mareas, që ndodhet në veri të Alepos", raportoi Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).
SHI-ja, grupim i fuqishëm ekstremist që ka terrorizuar Irakun dhe Sirinë, avancon rrezikshëm drejt bastioneve rebele të Marea dhe Azaz, pasi arritën të marrin në vetëm tre ditë disa djetra lokalitete në provincën e Alepos që është në kufij me Turqinë.
Marrja e Azazit dhe Mareas nga xhihadistët mund të jetë një goditje fatale për rebelët që përpiqet prej tre vitesh të rrëzojë pushtetin e Damaskut dhe njëkohësisht lufton kundër SHI-së./
/G.S/