DAMASK, 14 shtator /ATSH-AFP/ - Të paktën 19 civilë u vranë sot nga bombardimet në verilindje të Sirisë, paralelisht luftëtarët kurdë të Sirisë fitojnë terren kundrejt xhihadistëve të Shtetit Islamik, raportoi një OJQ.
"Mes viktimave numërohen pesë fëmijë, civilët u vranë në rajonet e Hajiya dhe Tal Khalil, në provincën e Hassaka", sipas Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).
Paralelisht, forcat kurde të Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG) avancojnë përballë ISIS-it, duke marrë nën kontroll shumë qytete përreth Tal Hamis, bastion strategjik i xhihadistëve që ndodhet pranë Qamishli, qytet i rëndësishëm kurd. Gjatë luftimeve, 15 xhihadistë të ISIS-it u vranë.
Sipas drejtorit të OSDH-së, Rami Abdel Rahmane, "të gjitha palët e përfshira në konflikt, si forcat e YPG-së të mbështetur nga tributë arabe që i kundërvihen xhihadistëve ashtu edhe luftëtarët e ISIS-it, përdorin çfadolloj predhash për të bombarduar pozicionet amrike. Këto lloj sulmesh shkaktojnë shumë viktima edhe mes civilëve"./
/G.S/
/Shqiptarja.com