"Sitet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Turqi", ishte ekspozita e çelur së fundmi në Hollin e Muzeut Historik Kombëtar nga Ambasada Turke në Tiranë, në bashkëpunim me Institutin Junus Emre,dhe me mbështetjen e Ministrisë Turke të Kulturës e Turizmit dhe Muzeut Historik Kombëtar Shqiptar,
Personalitete të politikës dhe artit si Ambasadori i Turqisë në Tiranë Hidayet Bayraktar, Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Hellmut Hoffmann, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, drejtori i Muzeut
Foto nga ekspozita fotografike
Historik Kombëtar, Melsi Labi, drejtori i Institutit Junus Emre në Tiranë, Tayfun Kalkan dhe mjaft emra të tjerë ishin të pranishëm në çeljen e kësaj ekspozite e cila paraqet fotografi të realizuara nga Osman Nuri Yuce i cili sjell në këtë shfaqe disa nga pikat turistike të njohura për shumë shqiptarë dhe të huaj dhe disa nga monumentet më tërheqëse të Turqisë.
"Është e rëndësishme që popujt e ballkanit dhe Turqisë kanë të përbashkët dashurinë për kulturën. Shqipëria, në proporcion të drejtë me sipërfaqen gjeografike, ka tre site në UNESCO dhe kur sheh Beratin e Gjirokastrën të kujton Turqinë për shkak se ato qytete janë krijuar me frymën turke të ndërtimit" u shpreh ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë fjalës së sajë në ceremoninë e çeljes së aktivitetit.
Ministrja Mirela Kumbao dhe Ambasadori Hidayet Bayraktar gjtë ekspozitës
"Kultura është pa kufi administrativ, është një qarkullim i lirë ku çdokush e gjen veten si në shtëpi", theksoi Kumbaro gjatë fjalës së saj pasi falenderoi edhe ambasadorin turk por në veçanti edhe drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar Melsi Labi që gjithmonë është i hapur dhe bashkëpunues për realizimin e ekspozitave të tilla kulturore.
"Padyshim që Turqia është një nga vendet që i ka dhuruar shumë fondit të siteve të UNESCO-s, qoftë nga numri i siteve kulturore, apo edhe elementë të pasurisë shpirtërore, si arti ebru, kafja turke etj",  u shpreh nga ana tjetër edhe Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet
Pamje nga ekspozita foto e realizuar nga Agim Dobi
Bayraktar i cili shtoi edhe se "kultura, historia e tradita shumë-shekullore turke është pasqyruar më së miri në 13 site të përfshira në listën e fondit botëror, 42 site të tjera kandidate për t'u përfshirë, 12 elemente kulturore të pasurisë shpirtërore, si edhe 4 kapituj domethënës të librit të Kujtesës së Botës".
Pamje nga ekspozita foto e realizuar nga Agim Dobi
Ndërkohë që organizatorët bëjmë me dije se ekspozita  "Sitet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Turqi" e cila do të qëndrojë e hapur deri më 1prill të vitil 2015, gjatë muajve në vazhdim do të udhëtojë edhe në qytete si Berati e Gjirokastra gjithashtu  dhe në parkun e Butrintit për t'u vizituar edhe atje nga dashamirësit e kulturës turke.
/atsh/