Situata e COVID-19/ Jepet ndihma prej 40 mijë lekësh për mbi 37 mijë punonjës! Tatimet: Deri më tani nuk është refuzuar asnjë kërkesë

TIRANË- Deri më tani është miratuar ndihma për 37 mijë e 773 punonjës.  Vetëm dy ditët e para kanë aplikuar për ndihmën prej 40 mijë lekësh mbi 18 mijë biznese dhe të vetëpunësuar dhe numri total i punonjësve që kanë aplikuar është 43 mijë e 551 persona.

Sipas drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve deri më tani janë aprovuar 17 mijë e 298 kërkesa për ndihmën financiare, nuk ka pasur asnjë refuzim dhe janë në proces verifikimi 884 aplikime.

Numri më i lartë i aplikimeve ka qenë nga të vetë-punësuarit dhe më pas nga bizneset. Ndërkohë janë të ndara edhe kategoritë që kanë aplikuar për ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh, pasi kanë aplikuar 6 mijë e 122 të vetëpunësuar, kanë aplikuar 6 mijë e 722 të vetëpunësuar me punëmarrës, po ashtu ka pasur rreth 666 aplikime të vetëpunësuar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes, kanë aplikuar  387  të vetëpunësuar pa punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes dhe janë rreth 4 mijë e 241 aplikime nga bizneset.

Nga ndihma financiare që do të jepet vetëm një herë do të përfitojnë rreth 176 mijë të punësuar, ku 100 mijë bëjnë pjesë në kategorinë e biznesit të vogël, 66 mijë tek biznesi i madh dhe 10 mijë janë në sektorin e turizmit. Kjo ndihmë financiare ka një efektivitet në nivelin e 7 miliardë lekëve për buxhetin e shtetit.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Në gjendje të dehur theu xhamin e dritares me grusht, ndërron jetë në spital 27 vjeçari

Elbasan/ Në gjendje të dehur theu xhamin e dritares me grusht, ndërron jetë në spital 27 vjeçari