Ministrja e Financave: Shqipëria ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon, bujqësia e ndërtimi kontributin kryesor! Brenda marsit hapen bastet online

TIRANË- Viti 2022 ka qenë një vit që ka shfaqur një ecuri pozitive ekonomike në Shqipëri. Kështu thotë ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, e cila bëri një bilanc të situatës ekonomike në vend, ndërsa analizoi të ardhurat për tremujorin e tretë të vitit, ku tha se shifrat e rritjes ekonomike tregojnë se rritja ekonomike ishte 4.02%, duke e çuar rritjen nëntë mujorit në 4.23%. Duke përmendur shifrat, ministrja Ibrahimaj tha se Shqipëria ka rritjen më të lartë në rajon.

‘Viti ka qenë një vit që ka shfaqur ecuri pozitive ekonomike dhe shifrat e INSTAT e tregojnë këtë. Për tremujorin e tretë shifrat e rritjes ekonomike tregojnë se rritja ekonomike ishte 4.02%, duke e çuar rritjen nëntë mujorit në 4.23%. Këto rritje janë reale të ekonomisë janë të zhveshura nga rritja e çmimeve. Pritshmëria jonë për mbylljen e vitit 2022 vijon të mbetet në 3.7% dhe ecuria e tremujorit të 4-të e mbështet këtë rritje ekonomike. Në Shqipëri është shfaqur me një rritje 4% e cila është dhe rritja më e lartë në rajon, Kosova është rritur me 2.7%, Maqedonia e Veriut me 2%, Mali i Zi  me 2.8% dhe Serbia me 1%”, tha Ibrahimaj.

Ndikim kryesor në rritjen ekonomike e ka pasur sektori i bujqësisë dhe ndërtimit, të cilat kanë pasur rritje.

‘Sa i takon analizës sipas sektorëve rritja ka qenë e shpërndarë në të gjithë sektorët. Rritje ka pasur bujqësia dhe blegtoria, edhe ndërtimi 10.66%, edhe tregtia më shumicë ka pasur ecuri pozitive. Industria ka shënuar rënie dhe kontribut negativ në rritje. Në këtë kontribut ka ndikuar industria nxjerrëse. Industria përpunuese, fasonët apo prodhimet e drurit kanë kontribuar me rritje në këtë sektor.- u shpreh ministrja.

Duke u ndalur tek inflacioni, ministrja tha se për herë të parë në nëntor patëm normë mesatare mujore më të ulët në krahasim me muajin tetor.

“Uroj që kjo të jetë një tendencë rënëse, baza e inflacionit në vijim do jetë më e madhe. Norma e inflacionit për nëntorin është 7.9 % nga 8.3 në tetor duke u ulur për herë të parë në këtë vit. Ndjeshëm më i ulët se vendet e rajonit. Ndikimin kryesor në inflacion e ka ushqimet dhe pijet që ka pasur norma rritje të çmimeve më të larta se norma e përgjithshme e inflacionit’- u shpreh ministrja.

Ndërkohë në fillim të 3 mujorit të parë të 2023 do të hapen bastet online. Ministrja Ibrahimaj tha se janë në procesin e finalizimit të projektligjit dhe se do të fillojnë procedurat për miratim.

‘Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit në ligjin për bastet sportive me qëllim lejimin e basteve sportive online, jemi në proces të finalizimit gjatë vitt të ardhshëm do të fillojmë procedurat e miratimit ë të ligjit. Brenda 3 mujorit të parë të 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament.’- u shpreh ministrja.

E pyetur në lidhje me funksionimin e Bordit të Karburanteve, ministrja u shpreh se do të vijojë që të funksionojë deri sa kohë çmimet të jenë më të larta se mesatarja.

'Qëndrimi që ne kemi është se ka një akt nomrativ në fuqi që rregullon punën e bordit të karburanteve. Qëllimi ka qenë dhe vijon të mbetet kontrolli i çmimeve. Synimi jonë ishte të kontrollojmë fitimet e tregtarëve që mos të abuzojnë me çmimet. Do vijojmë të mbajmë bordin e Karburanteve për derisa kohë çmimet do të vijojnë ndjeshëm më të lartë se mesatarja.’- tha Ibrahimaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lila: 28/12/2022 16:10

    Hajdute me nam je o Ibrahimaj, duket qe je per tjeter gje aty se ben me pasion ate pune ku te kane caktuar, del flet ca te thote shefi, ti je krye hajdute kot nuk vajte te tatimet.

    Përgjigju
  • Arbërori: 28/12/2022 15:18

    Robt ku i keni o tradhtar idiota oj qeveri krimi e tradhtare

    Përgjigju
  • Gjin Bue Shpata: 28/12/2022 13:42

    WTF me kapitale germat. Njësoj sikur perparonim para 90' kur i'a kalonim me +100% për prodhim Zogut ( 1938). Jep ore sa të është rritur PBB dhe si krahasohesh me 10 vjet më parë. Sa është rroga mesatare në krahasim me të rajonit. Këtë jepni.

    Përgjigju
  • Mario: 28/12/2022 13:19

    Tani qe Martinaj humbi hapini bastet ligjerisht se ne fakt te mbyllura kurr skane qene. Kane luajtur dhe kane bere lek pa fund mileti. Mjere ne thuaj çna gjet me kete sekt llum.

    Përgjigju
  • Emri: 28/12/2022 11:29

    Uauuu pse ikin kot n gjermani kta t rijt?????

    Përgjigju
  • XXX: 28/12/2022 11:00

    Kta kan ik për lesh, ktu po shkretohet çdo gjë kjo thot jemi të parët. O legena o plera qeveritar.

    Përgjigju
  • luli: 28/12/2022 10:58

    bastet sportive ekzistojne dhe tek shtetet me te zhvilluara

    Përgjigju
    • A. N.: 28/12/2022 15:53

      Ketu po thone qe ne jemi vendi me i zhvidhuar.

  • UKU MOMLIT: 28/12/2022 10:10

    Delina ministresha,lëndina e korrupsionit të qeverisjes së SEKTIT RILINDJE. Sa vone e kini lene bixhozin shteteror- bastet onlin për t'a vënë në jetë.

    Përgjigju
  • aaaa: 28/12/2022 10:08

    Fare e keqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!