23 mijë vaksinime ditën e sotme, në total nga fillimi i fushatës janë realizuar mbi 450 mijë! Manastirliu: Vazhdojmë derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar

23 mijë vaksinime ditën e sotme, në total nga fillimi i fushatës janë realizuar mbi 450 mijë! Manastirliu: Vazhdojmë derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar

Pamje nga procesi i vaksinimit

Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 23.655 vaksinime kundër COVID. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se nga fillimi i fushatës Shqipëria buzëqesh janë bërë 476.903 vaksinime ndërsa shprehet se ky proces nuk do të ndalet deri në vaksinimin e qytetarit të fundit.

“Nga veriu në jug, vijon pa u ndalur vaksinimi masiv, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.  Ia kemi dalë të kryejmë mbi 450,000 vaksinime deri tani dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Manastirliu.

Vaksinimi antiCOVID po vijon në mbarë vendin, sipas kategorive të përcaktuara në bazë të moshës dhe profesioneve të veçanta. Procesi po vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Sot kanë ardhur në Shqipëri edhe 25 mijë vaksina Sputnik V. Kryeministri Edi Rama tha se  se nuk do të ndalet procesi dhe se do të vijojë të intesifikohet.

Ndërkaq më 20 prill, Komisioni Evropian deklaroi se do të dhuronte në total 651 mijë doza BioNTech / Pfizer do të dorëzohen në rajon në këste javore nga fillimi i majit deri në gusht. Në saj të kësaj ndihme Shqipëria do të marrë 145 mijë doza, Kosova 95 mijë, Maqedonia e Veriut 119 mijë, Serbia 36 mijë, Mali i Zi 42 mijë dhe Bosnjë-Hercegovina 214 mijë doza.

Kujtojmë se ditën e sotme nga koronavirusi humbën jetën 5 pacientë dhe u regjistruan 108 raste të reja me COVID.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 01/05/2021 00:42

    BRAVO ,,,,VAZHDONI ME RITMIN E LARTE TE VAKSINIMIT TE SHPETOJME NGA KJO KOLERE,,,BRAVO RAMA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat