Situata nga COVID, Rama: Sapo kanë mbërritur edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac

Situata nga COVID, Rama: Sapo kanë mbërritur edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac

Pamje nga mbërritja e vaksinave

Sapo kanë mbërritur edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac në vendin tonë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama.

Aeroporti “Nënë Tereza” Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë”, shkruan Rama.

Edhe mbrëmë në Rinas kanë mbërritur një sasi prej 50.000 dozash vaksine coronavac. Kujtojmë se deri tani në vendin tonë ka shkuar në mbi 870 mijë numri i vaksinimeve kundër koronavirusit të kryera që nga fillimi i fushatës së vaksinimit. Procesi i vaksinimit në vend vijon me ritme mjaft të shpejta, ndërsa po ashtu çdo javë mbërrijnë doza vaksinash. 

Ditën e djeshme ka nisur procesi i vaksinimit anti-COVID edhe te të burgosurit, pas vaksinimit të policëve të Burgjeve. Ministrja Gjonaj tha se deri më tani në sistemin penitenciar janë vaksinuar 143 të dënuar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS