Situata politike në Shqipëri, Basha takon ministrin gjerman

Kryetari i Partisë Demokratike ka takuar ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Mass.  Report Tv ka mësuar se në takimin mes tyre është diskutuar për situatën politike në Shqipëri dhe atë në rajon. Burimet bëjnë me dije se është diskutuar edhe për çështjet e kufijve Kosovë-Serbi, dhe referendumin në Maqedoni. Basha dhe Mass kanë theksuar rëndësinë e zbatimit të reformave me qëllim integrimin në BE.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass takoi homologun shqiptar Ditmir Bushati. Pritet që ai të takojë edhe kryeministrin Rama dhe Presidentin Meta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren