'Situatë paradoksale, por do ia dalim', artistët mesazhe: Qëndroni në shtëpi! (VIDEO)

Kanë kaluar dy javë nga prekja e vëndit tonë nga virusi korona, por javët e ardhshme do të jenë edhe më të vështira sipas mjekëve.

Ndërkohë artistët edhe sot kanë vijuar me mesazhet e tyre edhe ditën e sotme për të sensibilizuar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi në këto ditë të vështira. 

Disa prej tyre sjellin copëza nga jeta e përditshme e tyre në kushtet e vetëizolimit. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:03
Veliaj mesazh me videon e Cristiano Ronaldos: Higjiena dhe disiplina janë A-ja... (VIDEO)

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vendosur të përcjellë mesazhin e tij për të ndjekur rregullat e vendosur nga autoritetet me anë të një videoje shumë interesante të futbollistit Cristiano Ronaldo, i cili shfaqet duke i mesuar fëmijëve se si të kujdesen për higjienën e tyre. 

"E keni parë si stërvitet Cristiano Ronaldo? Higjiena dhe disiplina janë A-ja e sportit, akoma më shumë tani që kemi Covid-19 nëpër këmbë, rregull i pathyeshëm i mbijetesës" shkruan Veliaj.

Ora 20:44
Si shëtitet qeni në kohën e koronavirus/ Bes Kallaku publikon videon: Kam gjithë ditën që qesh...(VIDEO)

Aktori i humorit Bes Kallaku ka publikuar një video ku shfaqet një grua duke shëtitur në mënyrë shumë të cuditshme qenin e saj...nga dritarja. 

 

"Kam gjithë ditën që qesh me këtë video! Zot na fal" shprehet aktori i humorit. 

Ora 20:35
Në karantinë dhe larg familjes, Aurela Gaçe qëndis emrat e vajzave të saj...(VIDEO)

Prej 12 ditësh tashmë e karantinuar larg familjes që prej kthimit nga një koncert në Amerikë, këngëtarja Aurela Gaçe është një nga shembujt më të mirë se në këto kohë të vështira që bota po përjeton prej koronavirusit, dashuria tregohet duke qëndruar larg! 

Këngëtarja pati deklaruar se prej futjes në Shqipëri, do të qëndronte e vetëkarantinuar si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirus

Ndërkohë larg vajzave, ajo ka shpalosur dashurinë duke qëndisur në një triko emrat e tyre. 

"Ta kenë kujtim nga duart e mia në ditët e izolimit" shkruan këngetarja. 

Ora 19:11
Karantinim në mënyrën e tij... Stresi tregon si po i kalon ditët e 'izolimit' (VIDEO)

Këngëtari Stresi po i kalon ditët e izolimit në Greqi. Ai ka publikuar një video ku shfaqet duke i shijuar ditët e karantinimit nën shoqërinë e miqve... dhe zgarës. 

Ora 15:36
'Karantina na ktheu te lojërat e vjetra', Julian Deda: Këto ditë na duhet të sfidojmë stresin (VIDEO)

Nga karantina, e cila duket se i krijon stres, aktori i humorit Julian Deda i është rikthyer lojërave të vjetra. Në një postim ai ka publikuar një video ku po luan me një 'antistres'. 

"Tani duhen, sepse tani janë antistres" shprehet Deda. 

Ora 13:57
Alfred Mirashi Milot: Lini mënjanë bindjet politike dhe tregoni kujdes

Piktori Alfred Mirashi Milot tregon se virusi corona ka ndaluar jetën e të gjithë njerëzimit nëpër botë, prandaj ai bën apel që të lënë mënjanë bindjet politike dhe të respektojnë rregullat që japin specialistët

 

Ora 13:55
Shqiptarja e Teatrit Historik të Romës këndon “Himnin e Flamurit”

Mexosopranoja e njohur lirike, pjesë e Teatrit Historik të Romës, Irida Dragoti, rrëfen nga Italia situatën atje. Këngëtarja lirike apel për më shumë kujdes ndaj COVID-19 dhe këndon refrenin e Himnit të Flamurit

Ora 13:53
Iluzionisti Juljan Kazazi, numra shpejtësie për fëmijët

Iluzionisti i Cirkut Kombëtar Juljan Kazazi sugjeron që këto ditë në shtëpi, njerëzit t’i kalojnë me aktivitete fizike edhe kulturore. Ai për “ReportTV” realizon disa numra shpejtësie  

Ora 13:50
Suela Bala lexon “Kërcimtarja e Dukagjinit” e Ernest Koliqit

Iniciatorja e Bibliotekës Lëvizëse në Lezhë Sula Bala sugjeron nga shtëpia disa lojëra zbavitëse dhe lexon “Kërcimtaren e Dukagjinit” të Ernest Koliqit

Ora 13:48
Marjana Kondi: Nesër është një ditë e re, do të bëhet më mirë

Aktroja Marjana Kondi rrëfen se si këto ditë po i kalon në shtëpi, por edhe në angazhimin e saj, në punë. Artistja bën apel që gjatë kësaj kohe të provoni receta në shtëpi dhe të shpresoni se nesërmja do të jetë një ditë më e bukur

Ora 13:35
Robert Berisha këngë për karantinën: Është dhuratë nga Kina

Mjaft krijues kanë qenë këto ditë artistët shqiptarë! Në rrjetet sociale, ata kanë qenë një burim i mirë pozitiviteti për njerëzit të cilët të mbyllur në shtëpitë e tyre, kanë më shumë se kurrë nevojë për t'u ndjerë në humor. 

Këngëtari kosovar Robert Berisha i ka 'dhuruar' disa vargje me nota humori karantinës. 

 

Ora 13:29
Vendi në karantinë/Ingrit Gjoni stilon vetë flokët e të birit, ja çfarë ndodh!

Në një kohë kur vendi ndodhet i gjithi në karantinë dhe shumë prej qendrave estetike janë mbyllur, Ingrit Gjoni është detyruar t'i stilojë vetë flokët e të birit. 

Ajo ka postuar në Instagram një video ku shfaqet duke i prerë flokët e vogëlushit me gërshërë. 

A i ka pëlqyer vallë Paridi? 

Ora 13:02
Nga 'Hija e erës' te '21 leksione për shekullin' Alketa Vejsiu sugjeron 12 libra që mund të lexoni në karantinim (FOTO)

Situata e krijuar nga koronavirus ka 'lënë' në shtëpi një pjesë të mirë të njerëzve. 

Thirrjeve për të parë anën pozitive të karantinimit, i janë bashkuar shumë përsonazhë të njohur të vendit, të cilët sugjerojnë edhe menyra sesi të kaloni kohën. 

Alketa Vejsiu krahas recetave për gatime të ndryshme ka sjellë me anë të një postimi  në Instagram edhe disa tituj librash që mund të lexoni gjatë këtyre ditëve. 

Ora 10:41
Koronavirus/ Kozeta Kurti: Situatë paradoksale, dashuri në distancë!

Kozeta Kurti e ka quajtur paradoksale situatën e krijuar nga koronavirus në Shqipëri, ku po ofrohet dashurinë në distancë. 

Megjithatë, ajo thotë nepërmjet një video mesazhi se është më e rëndësishme se kurrë të ndjekim rregullat të vendosura nga auroritetet

Ora 10:34
Gjimnazistja nga Tirana: Po vijojmë mësimin online, ja si është jeta në 'izolim'

Pozitivitet dhe kreativitet!

Levina Saliasi ështe gjimnaziste në gjimnazin "Sami Frashëri" në Tiranë. 

Krahas mësimeve që po zhvillon oline nga shtëpia, Levina jep disa ide shumë interesante sesi ta kaloni ditën në karantinë. 

 

Ora 10:24
Këngëtarja nga Shkupi: Shfrytëzoni pozitivisht kohën në karantinë

Kanita, këngëtarja simpatike ka thënë në një video mesazh për emisionin "Rreze Dielli" se është e domosdoshme të shfrytëzoni pozitivisht këtë periudhë në karantinë. 

Mesazhit të saj i bashkangjit dy rregullat kryesore: Qëndroni në shtëpi dhe lani duart! 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hendra e ketyre pseudo Artista ..: 24/03/2020 21:42

    Mbushja e Barkut me Buke ..

    Përgjigju
  • Niku: 24/03/2020 16:01

    Rrota ku..ash dhe ca budallenj me pseudonimin artista.Aman na lini te qete o idioter.Kuptohet Alketa jo sepse eshte ku..e e ndershme.Si mundet Kadri Roshi apo Margarita Xhepa,Tinka Kurti dhe shume legjenda te jene ne nje nivel me ju "artista" kanalesh. Se harrova juve jeni dhe "VIPA" ato se paten nderin te thirreshin vipa si ju.C'fare turpi!!!!!.

    Përgjigju
  • BERTI: 24/03/2020 13:37

    DERGOJANI MJEKEVE INFERMIERVE FORCAVE TE RENDIT KETO USHQIME

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale