Sizmiologu, Rexhep Koçi për Report Tv: Forca e pasgoditjeve është në rënie, nuk ka vend për panik

Vetëm pak minuta më parë një pasgoditje tjetër ka rënë në detin Adriatik pranë kepit të Rondonit. Sizmiologu, Rexhep Koçi në një lidhje telefonike për Report Tv ka deklaruar se këto pasgoditje janë normale pasi aktiviteti sizmik po vijon. Sizmiologu ka shpjeguar se pas goditjes kulminante të 26-nëntorit, vetëm tre goditje kanë qenë rreth 5 rihter, ndërsa të tjera kanë qenë gjithmonë e më të vogla. Ndër të tjera sizmiologu ka deklaruar se nuk ka vend për panik pasi shkalla e këtyre lëkundjeve është në rënie. 

"5.1 rihter. Ishin të pritshëm për shkak se janë pasgoditje. Nuk parashikohen. Por magnituda nuk ka qenë afër tërmetit të parë. Vetëm tre goditje kanë qenë 5, ndërsa të tjerët kanë qenë më të vegjël. Ajo zonë është ende aktive dhe do të gjenerojë ngjarje sizmike. Nuk ka vend për panik. Magnituda ka qenë shumë larg asaj të parë, kjo është normale. Është e vërtetë që shkakton stres. Por nuk është e thënë se do të ketë gjithmonë dëme. Tirana nuk është e rrezikuar." ka thënë Rexhep Koçi.


Lajmi kryesor:

Sërish lëkundje tërmeti në vend/ Sizmiologët për Report Tv: Forca e pasgoditjeve është në rënie, nuk ka vend për panik


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Fier/Përplasi për vdekje 61 vjeçaren, arrestohet autori! E la në mes të rrugës

Fier/Përplasi për vdekje 61 vjeçaren, arrestohet autori! E la në mes të rrugës