Skënderbeu e Flamurtari
“tregojnë dhëmbët” që në start

Skënderbeu e Flamurtari<br />“tregojnë dhëmbët” që në start
TIRANE- Kampionati i 76-të fillon me fitoren e kampionëve në fuqi. Skënderbeut i ka mjaftuar nëj gol i Fation Sefës në minutën e 9-të për të fituar minimalisht ndaj Elbasanit, të rikthyer pas katër sezonesh në Superiore. Ndeshja e zhilluar në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, që ka pasur tipikisht elbasanasit si pritës, është paraprirë nga ceremonia e hapjes së sezonit të ri, ku më shumë se 100 fëmijë të veshur me fanellat e 10 skuadrave pjesmarrëse dhuruan një shfaqje të thjeshtë koreografike përpara se dy skuadrat të këndonin Himnin Kombëtar.

Në momentin kur u shkelmua topi i parë fjalën e mori loja me dy skuadrat që u përpoqën të orientoheshin menjëherë drejt sulmit. Elbasani, që kërkon të jetë më shumë se një skuadër që lufton për mbijetesë u përpoq të ngacmonte kampionët me një goditje me Çotës në minutën e 8-të që përfundoi ngjitur me shtyllën. Atë që nuk bëri Çota e bëri në krahun tjetër Sefa, që shfrytëzoi një harkim të Berishës dhe pas një kontrollin të mirë shënoi golin e parë të këtij kampionati. Epërsia në shifra i dha Skënderbeut qetësinë e nevojshme duke ulur ritmin e Elbasanit që e pati të vështirë të reagonte, aq sa pati pak momente të rrezikshme në pjesën e parë.

Pjesa e dytë nisi me një ritëm tjetër për Elbasanin, që kërkonte golin e barazimit. Skuadra verdheblu ishte agresive dhe pati disa raste, por Çota e Rodrigez nuk kanë mundur të shënojnë në portën e Shehit. Kështu, pavarësisht  përpjekjeve të formacion të Files, kampionët e vendit në fuqi kanë ditur të administrojnë avantazhin dhe pa shpenzuar shumë energji në temperaturat e larta, kanë dalë duarplot nga “Qemal Stafa”. Kujtojmë se kjo ndeshje u luajt në Tiranë, për shkak se impianti sportiv i Elbasanit po bëhet gati për kombëtaren, i tjetërsuar dhe quajtur tashmë “Elbasan Arena”.

Flamurtari e nis mbarë
Vlonjatët I kanë vërtetuar ambiciet e tyre që në ndeshjen e parë. Në takimin e zhvilluar dje në mbrëmje Flamurtari ka fituar 2-1 ndaj Teutës. Falë një pjese të parë dominuese vendasit kanë hipotekuar fitoren me golat e Abilaliaj 3′, Gilberto 30′ dhe pavarësisht reagimit të Teutës, në pjesën e dytë me golin e Shabanit, kanë marrë trepikëshin e parë.

Ndeshjet e sotme
Të dielën luhen tri sfida të tjera. Në “Loro Borici” kemi njëlloj derbi të veriut, ku Vllaznia prêt Kukësin. Klubi shkodran, që sapo ka ndërruar pronësi, ende nuk e ka formatuar si duhet skuadrën dhe i duhet të përballet me një ekip si Kukësi, që pavarësisht ndryshimeve, ka një grup solid. Partizanit me shumë pretendime në këtë sezon I duhet që të provojë forcën që në ndeshjen e parë në një fushë kur gjithmonë ka vuajtur si ajo e Laçit. Nën drejtimin e Armando Cungut, kurbinasit duan që të vazhdojë traditën e shfrytëzimit maksimal të fushës së tyre. Kalimi i Tiranës në duart e donatorëve, investimi i këtyre të fundit në lojtarë me peshë, edhe të kombëtares, i kanë kthyer 24 herë kampionët e vendit në një “makineri të rëndë”. Trajneri Magani nuk është nga ata që tolerojnë, ndaj bardheblutë përballë Apolonisë do kërkojnë fitore të pastër. Fierakët nuk kanë bërë ndonjë merkato të bujshme, por mebten një skuadër me telente që mund t’I hapë telashe kujtdo.

Shkrimi u publikua në "Shqiptarja.com" (Print) më 24.08.2014
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur