S'ka më kartela me shkrim! Historiku i vizitave te mjeku i familjes do të bëhet online

S'ka më kartela me shkrim! Historiku i vizitave te mjeku i familjes do të bëhet online

TIRANË- Tashmë të gjithë vizitat te mjekun e familjes do të jenë të regjistruara online. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar sherbimi eVizita, sii një vazhdimësi e sherbimeve të tjera eReceta, dhe eReferimi dhe regjistri kombëtar i gjendjes civile, ku do të jetë një historik i plotë i çdo pacienti që vizitohet tek mjeku i familjes. Një program që lehtëson punën e çdo mjeku, por është edhe në të mirë të çdo pacienti.

Ku sherbimi dixhitale kryen disa funksione: Regjistri i vizitave të mjekut të familjes; Plotësimin online të formularit nga të gjithë mjekët e familjes; Aneksimin e historikut të të dhënave shëndetësore të pacientit nga mjeku; Aneksimin e historikut të vizitave nga pacienti në portalin e- albania; gjenerimin e raporteve për historikin e shenjave jetësore të pacientëve; Analizë të dhënash për vendimarrje klinike, menaxheriale dhe administrative për strukturat shëndetësore.

Fillimisht procesi ka nisur në qytetin e Lezhës dhe Vlorës dhe do të shtrihet edhe në 1500 mjekët e tjerë të familjeve.

"Ka filluar aplikimi i sistemit të ri të regjistrit elektronik eVizita, me të cilin mjekët e familjes mund të plotësojnë online formularin e vizitës mjekësore Nga përdorimi i eVizita mjekët do të mund të aksesojnē online historikun e pacientit, duke sjellë për herë të parë integrimin e sistemeve të tjera, si eReceta, eReferimi dhe regjistri kombëtar i gjendjes civile AHIS, Procesi ka filluar në Lezhë, vijon në Vlorë dhe së shpejti 1500 mjekët e familjes në sistemin tonë shëndetësor do të aplikojnë eVizita", shkruan Manastirliu.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm