Hollywood është përfshirë nga skandalet seksuale tashmë. Lidhur me çështjen e Harvey Weinstein kanë folur shumë prej aktoreve më të njohura, si Angelina Jolie apo Gwyneth Paltrow. Një tjetër aktore e famshme ka vendosur mos të heshtë më.

Bëhet fjalë për aktoren Uma Thurman , e cila drejton gishtin drejt Harvey Weinstein. Protagonistja e “Kill Bill”, film i prodhuar nga Weinstein, ditën e Falënderimeve, nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruan “Edhe unë”, shigjetoi kët ëtë fundit.

Gjatë javës së kaluar, Thurman deklaroi se preferonte të priste përpara se të fliste, e duket se tashmë kishte ardhur momenti.

Kam thënë se isha e inatosur së fundmi dhe kisha disa arsye, #edheunë, në rast se nuk kuptohet nga shprehia e fytyrës sime. Besoj se është e rëndësishme të ndjekësh kohën tënde, të jesh i drejtë, i saktë kështu që... gëzuar ditën e Falenderimeve të gjithë! (Përjashtoj Harvey dhe gjithë konspiracionistët e tu, ti nuk meriton plumbin, por duhet të vuash ngadalë)”, shkroi aktorja në postimin e saj.

aktorja

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com