TIRANË –Gjykata e Tiranës e ka shpallur veten si jokompetente në gjykimin e dosjes së korrupsionit në Gjykatën e Pukës e konkretisht, për ish-gjyqtarin e Pukës Shtjefën Lleshi, prokurorin Pëllumb Prençi dhe pesë të akuzuarit e tjerë të denoncuar nga emisioni investigativ “Fiks Fare”. Kjo dosje, do të transferohet në Gjjykatën e Shkodrës.

Moskompetenca dhe dërgimi i dosjes për gjykim në gjykatën e Pukës u deklarua në seancën e sotme të kryesuar nga Lazër Sallaku. 

Dosja e korrupsionit në gjykatën e Pukës ka kaluar në një kalvar përballjesh ligjore derisa ka mbërritur në gjykatë për faktin, së pari, se për gjyqtarin Lleshi duhej autorizimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë e së dyti, se funksionet e të arrestuarve mund të ndikonin në proces. Për këtë arsye, dosja e gjykimit u transferua në Tiranë. 

Policia në atë kohë arrestoi gjyqtarin Shtjefën Lleshi, Prokurorin Pëllumb Prençi; sekretaren Liljana Shkjau; kancelaren Meliha Kuka; avokatët Fran Dashi dhe Fariz Xhurxhi si dhe shoferin e prokurorit, Dëfrim Premçin.

Arrestimet erdhën pas denoncimit me filmime të emisionit “Fiks Fare” të një rasti korrupsioni,  marrjeje rryshfeti në këmbim të lirimit të disa të arrestuarve gjatë protestave ndaj një kompanie minerare në Kukës.

Të gjithë ish-zyrtarët e Gjykatës së Pukës tashmë po gjykohen të lirë, pasi Gjykata iu ka hequr masat e arrestit me burg.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)