Skandali i korrupsionit në PE! Ish eurodeputeti italian ka dhënë emra dhe në këmbim ka marrë lirinë e vajzës dhe gruas

Skandali i korrupsionit në PE! Ish eurodeputeti italian ka dhënë emra dhe në këmbim ka marrë lirinë e vajzës dhe gruas

Gruaja dhe e bija e ish eurodeputetit italian, Antonio Pancheri

Vajza dhe gruaja e ish eurodeputetit italian, Antonio Pancherit, Silvia Pancheri dhe Maria Dolores Colleoni, pritet të lirohen së shpejti, sipas mediave të huaja.

Dy gratë ndodhen në arrest shtëpie në Itali pas arrestimit të tyre më 9 dhjetor. Heqja e masës dhe lirimi i tyre konsiderohet si pasojë e vendimit të prokurorëve belge për tërheqjen e kërkesës për ekstradimin e Pancherit dhe Colleonit në Bruksel.

Sipas mediave italiane kjo do të thotë se Antonio Pancheri ka nxjerrë në pyetje prova të rëndësishme duke dhënë edhe emra, sa i takon skandalit të korrupsionit ‘Qatar Gate’. Por pavarësisht se prokuroria e Brukselit do të tërheqë kërkesën për ekstradimin e tyre, gjithsesi vajza dhe gruaja e Pancherit pritet të merren në pyetje nga prokurorët belgë. Roli i tyre në skandalin e korrupsionit nuk mendonhet të jetë i rëndësisë parësore.

Sipas shtypit italian, ky zhvillim mund të lidhet me vendimin e Antonio Pancherit për të bashkëpunuar si “i penduar” me drejtësinë belge. Pozicioni i Kailit bëhet gjithnjë e më i vështirë. Edhe nëse marrëveshja e Pancherit me autoritetet belge ka ndikuar pozitivisht në fatin e vajzës dhe gruas së tij, nuk është e njëjta gjë për Eva Kailin. Situata në të cilën gjendet ish nënkryetarja e Parlamentit Europian pas akuzave për korrupsion, është tashmë më e vështirë se kurrë.

Ndërsa sipas mediave të huaja, ish eurodeputeti italian do të dënohet me një vit burg, gjobë dhe konfiskim të pasurisë së përfituar, vlera e të cilave aktualisht llogaritet deri në 1 milion euro.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën