Skandali i korrupsionit të ‘Qatar Gate’ në PE, e kaluara dhe bashkëpunimi me Francën! Spiuni maroken në qendër të hetimeve

Skandali i korrupsionit të ‘Qatar Gate’ në PE, e kaluara dhe bashkëpunimi me Francën! Spiuni maroken në qendër të hetimeve

Agjenti maroken, Mohamed Belahrech

Që nga momenti kur u zbulua Katargate, Parlamenti Evropian është tronditur. Hetimi i autoriteteve belge vazhdon, duke zbuluar gjithnjë e më shumë prova për “trurin” e skandalit, ndërkohë që tashmë ka prova të aktivitetit të një spiuni nga Maroku.

Sipas informacioneve të Politico, agjenti maroken quhet Mohamed Belahrech, ndërsa nga autoritetet është identifikuar si një nga aktorët kryesorë të skandalit korruptiv. Emri i tij i koduar është M118 dhe prej shumë vitesh është dëgjuar nga shumë agjenci spiune evropiane.

Roli i Belahrech

Agjenti maroken është në qendër të një rrjeti kompleks që fillon në Katar dhe Marok dhe shtrihet në Itali, Poloni dhe Belgjikë. Në fakt, autoritetet dyshojnë se ai ka marrë pjesë në disa lobe për të marrë kontakte me eurodeputetët evropianë.

Ministri i Drejtësisë i Belgjikës, Vincent Van Quickenborne javën e kaluar dha një indikacion të fshehtë se Maroku gjithashtu po hetohet për skandalin. Duke folur në parlamentin belg, ai iu referua "një vendi që vitet e fundit është tashmë në plan të parë kur bëhet fjalë për ndërhyrjen". Duke thënë këtë, ai mendohej se i referohej Marokut, pasi shërbimi i sigurisë së Rabatit është akuzuar për spiunazh në Belgjikë, ku ka një diasporë të madhe marokene.

Ndërkohë, eurodeputetja, Eva Kaili është lënë në burg për skandalin që tronditi PE-në. Ajo së bashku me bashkëshortin e saj italian Francesco Giorgi, kishin marrë rryshfet prej miliona eurosh nga Katari.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë