TIRANË- Kur kanë kaluar gati një javë nga skandali i publikimit të pagave dhe pas shumë reagimeve që ngjalli në opinionin publik, 2 avokatë kanë zgjedhur që të padisin shtetin, me argumentin se u kanë shkaktuar dëm moral dhe ekzistencial. Padia për Ministrinë e Financave, Këshillin e Ministrave dhe Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është firmosur nga dy avokatët, Kujtim Cakrani dhe Arjon Besimaj. Sipas tyre me këtë padi, do të çojnë në vend nderin dhe personalitetin e tyre si qytetarë dhe më pas si juristë, për të treguar rrezikun që sipas tyre, kanoset me publikimin e të dhënave personale. Nisur nga kjo, ato kërkojnë një dëmshpërblim me një vlerë prej 100 mijë lekësh.
"Detyrimin e palës së paditur të shpërblejë paditësin për dëmin jopasuror moral, biologjik dhe ekzistencial, si pasojë e nxjerrjes në publik të të dhënave personale, pagat mujore ejt.
Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësit në shumën e 100 mijë lekëve si pasojë e dëmitë të shkaktuar", thuhet në dokument.
Skandali mbi rrjedhjen e informacionit për pagat e mbi 694 mijë punonjësve shqiptarë, në sektorin publik dhe atë privat, cenoi të dhënat personale të qytetarëve duke i bërë ata për të rrezikuar nga hackerat dhe grupet kriminale. Pak ditë më parë u publikua edhe lista e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!
Komente











o shtet BEJ REFORMEN NE ADMINISTRATE !!!! ti japesh fund cdo gjeje te keqe...kjo eshte zgjidhja E VETME
PërgjigjuKjo duhet te pasoje me ndeshkime penale,sepse demet qe mund te paguaje shteti atyre mbi 600 mije shqiptareve mund te jene te medha,e meqe shteti nuk eshte "ALJEN",ato do i paguajt gjith taksapaguesit shqiptare,dikush duhet te mbaje pergjegjesi e te paguaje penalisht.
Përgjigju