Skandali me korrupsionin e Katarit në PE, eurodeputetja greke mund të rrezikojë 15 vjet burg

Skandali me korrupsionin e Katarit në PE, eurodeputetja greke mund të rrezikojë 15 vjet burg

Eva Kaili

Eurodeputetja greke, Eva Kaili, e cila u përfshi në një skandal korrupsioni i lobuar nga Katari mund të dënohet me 15 vjet burg nëse akuzat që rëndojnë mbi të janë të vërteta.

Me dy hetime paralelisht kundër kandidimit të saj, në Belgjikë dhe Greqi, eurodeputetja Eva Kaili do të dalë të enjten para autoriteteve belge, të cilat do të vendosin nëse do ta caktojnë ose jo në paraburgim në lidhje me skandalin e Katargate.

Sipas raportimeve, nëse Kaili shpallet fajtore edhe në Greqi, dënimi i dhënë nga autoritetet gjyqësore vendase do të jetë më i rëndë se në Belgjikë ku dënimet për krimet për të cilat ajo akuzohet janë më të buta, duke filluar nga tre deri në maksimum pesë vjet.

Në Greqi, Kaili po hetohet nga prokurorët dhe Autoriteti i Pastrimit të Parave. Ata po përpiqen të konstatojnë nëse ajo ka sjellë para të padeklaruara nga jashtë dhe i ka investuar në Greqi dhe në veçanti në pasuri të paluajtshme.

Nëse dalin prova që tregojnë për keqbërje dhe ajo shpallet fajtore, ajo mund të përballet me 15 vjet burg. Ajo do të gjykohet fillimisht në Belgjikë dhe më pas në Greqi.

Që nga e premtja, burimet e IT-së të 10 punonjësve të parlamentit janë “ngrirë” për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin. Katër të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për "pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion". Prokurorët në Greqi kanë ngrirë të gjitha pasuritë e zonjës Kaili. Gjashtë persona u arrestuan të premten si pjesë e hetimit mbi akuzat se Katari korruptoi zyrtarët e BE-së për të fituar ndikim. Dy u liruan më vonë, duke lënë në pranga vetëm 4 zyrtarë të Parlamentit Europian.

Mes katër personave të arrestuar, ndodhet edhe ish bashkëshorti italian i eurodeputetes greke Eva Kaili, ish-asistent parlamentar i zotit Panzeri. Ka qenë gazeta belge ‘Le Soir’ ajo që raportoi fillimish skandalin e Katarit ku ishin bërë përpjekje për të korruptuar deputetin socialist italian i cili ishte anëtar i PE që nga vitit 2004=2009. Dy të arrestuarit e tjerë janë Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti Pier-Antonio Panzeri.

Për skandalin reagoi edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila tha se akuzat ishin "shumë serioze" dhe bëri thirrje për krijimin e një organi të ri të etikës për të mbikëqyrur bllokun.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja