Shqipëria duket se nuk ka mbetur e paprekur nga skandali i mishit të kalbur që eksportohej nga Brazili në vendet e Evropës.
 
Edhe konsumatorët shqiptarë janë të ekspozuar nga rreziku i mishit të kalbur, pasi produkte të kompanive të përfshira në hetim gjenden në tregun shqiptar.
 
Report Tv ka bërë një vëzhgim në treg ku ka konstatuar pula të prodhuara nga kompania “Seara”, pjesë e kompanisë JBS e përfshirë në skandalin e mishit të kalbur.
 
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, në një artikull të publikuar në 2013 filiali ‘’Seara’’ është bërë pjesë e kompanisë JBS, kjo e fundit e përfshirë në hetimet për skandalin e eksportit të mishit të kalbur në vendet e Evropës.
 
Ndërsa skandali i mishit të kalbur nga Brazili është shtrirë në gjithë botën, Ministria e Bujqësisë tha se nga informacionet e ardhura nga AKU për periudhën Nëntor 2016 deri në Mars 2017, nga Brazili janë futur ne vendin tone vetëm produktet mish pule dhe mish derri, ndërkohë që nuk ka asnjë ngarkesë të ardhur me mish viçi. Ndërsa rezulton që edhe produktet e pulës janë pjesë e hetimit në Brazil.
 
Ky produkt që shikoni mban vulën e prodhimit në Brazil dhe tregtohen me shumë parregullsi. Në paketimin e tij mungojnë edhe të dhënat për prodhimin dhe skadencën, emrin e importuesit në vendin tonë si dhe etiketa me shpjegimin e përbërësve në gjuhën shqipe. Të gjitha këto në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konsumatorit.
 
Sipas BBC, kompanitë e marra nën hetim, mes tyre edhe “Seara”, pulat e së cilës importohen në Shqipëri, përdornin acid dhe kimikate të ndryshme për të maskuar produktet e tyre, të cilat në shumë raste janë edhe kancerogjene.
 
Tashmë i mbetet Autoritetit të Kontrollit të Ushqimeve dhe Ministrisë së Bujqësisë të përcaktojnë nëse këto, pula të markës “Seara” e përfshirë në hetim nga autoritetet braziliane, janë cilësore dhe nëse spërbëjnë rrezik për konsumatorët shqiptarë.
 
Por fakti është që produktet e kompanive të përfshira në hetim në Brazil gjenden gjerësisht në tregun shqiptar.
 
pulat e skaduara

pulat e skaduara

pulat e skaduara
Ambalazhi i produkteve të mishit të pulës të kompanive braziliane që tregtohen në Tiranë

dy.b/shqiptarja.com