Skandali në Butrint, Ceka:
Prokuroria të ndalojë ndërtimet

Skandali në Butrint, Ceka:<br />Prokuroria të ndalojë ndërtimet<br /><br>
Shkelje të rëndë ligjore dhe shpërfillje të UNESCO-s e cilëson arkeologu Neritan Ceka lejen për ndërtimin e një biznesi brenda parkut arkeologjik të Butrintit. I ftuar në studion e Report Tv, Ceka i kërkoi Prokurorisë të ndalojë ndërtimet dhe të hetojë kush legjitimoi cenimin e kësaj trashëgimie kulturore duke dhënë leje për ndërtime mbi muret shekullore të Butrintit.  "Prokuroria duhet të bllokojë punimet, të bëhen bashkë edhe partitë politike kundër kësaj që po ndodh në atë pasuri kombëtare. Vetëm Prokuroria mund ta bëjë këtë se këta ndryshe nuk marrin vesh. Kush e ka dhënë lejen për të ndërtuar? Kush është ai arkeolog që e ka dhënë këtë leje? Kjo është ta tymosim të gjithë Butrintin me salçiçe të tymosura", tha Ceka. 

Ai akuzoi Ministrinë e Kulturës se ka shkelur ligjin dhe rekomandimet e UNESCO e cila ndalon ndërtimet në zonën arkeologjike të Butrintit për qëllime biznesi. Të vetmet ndërhyrje të ligjshme, tha Ceka duhet të ishin punimet për restaurimin e mureve shekullore të cilat po shkojnë drejt degradimit dhe nuk është bërë asgjë për vite me radhë. "Kjo është kundër ligjit dhe kundër UNESCO-s. UNESCO nuk lejon ndërtime të tilla brenda zonës arkeologjike. Butrinti ka nevoje për restaurime, por jo për ndërtime të kësaj natyre dhe jo ndërtime në këtë zonë. Duhet miratuar planvendosja, pastaj arkeologu duhet të bëjë planvendosjen, më pas duhet të bëjë sondazhe. Këtu po mbulohet me beton. Duhet të shkohet në prokurori drejtoreshat në Ministri nuk janë arkeologoe dhe restauratorë, kështu jemi më keq se në 45-ën, sot nuk kemi asnjë specialist të arkeologjisë në Ministrinë e Kulturës", u shpreh Ceka. 

​‘Leja abuzive, hileja që ju bë dy Këshilleve’
Sipas Neritan Cekës nga pikpamja ligjore lej anuk është rregull sepse në dy këshillet, në Këshillin Kombëtarë të Restaurimit dhe Arkeologjisë, ka kaluar vetëm parimi dhe jo godina.

“Nga pikëpamja ligjore edhe nëse do kishte qenë çdo gjë  në rregull, zonja që është edhe kryetare e Këshillit Kombëtarë të Restaurimit dhe Arkeologjisë, duhej të kalonte në komision godinën jo parmin. Ka kaluar vetëm parimin që miratohet ndërtimi i pikave për shërbimin ndaj publikut, por kjo është politika. Duhet të kalojë planimetria, plan vendosja, ortofoto, duhet të bëhet një ekspertizë arkeologjike më parë për zonat që nuk duhen prekur. Si Kryetare e KKA-së duhet të dijë që duhet të sillet arkeologu.”, tha Ceka.

Z.Ceka, UNESCO thotë se MInistria s'është konsultuar...

Duhej çuar planvendosja. Ka një alarm që muret e Butrintit rrezikojnë të bien sepse marrin ujë nga pas dhe nuk është marrë asnjë masë. Duhet të merren masa që të ndriçohet Butrinti gjatë natës, aty nuk ka as kamera. Aty mund të bjerë një zjarr dhe nuk është marrë asnjë masë.Ka nevojë për ndërtime por jo në këtë zonë. Aty ka zona që nuk duhen prekur. Duhet të sillet arkeologu dhe pastaj të bëhet ndërtimi. Duhet miratuar plavendosja pastaj arkeologu duhet të shohë zonën, pastaj arkeologu duhet të bëjë sondazhin. Zonja e ka marrë në dorë Butrintin. Duhet të kishte sondazh arkeologjik. KKA ka një drejtoreshë që nuk është arkeologe. Ministria është mbushur me pseudo specialist që askush nuk është arkeolog.

Ministrja deklaroi se punimet janë konsultuar me UNESCO, por Drejtoresha e Qendrës së Trashëgimisë Botërore në UNESCO, pohon të kundërtët e deklarimit të ministers Kumbaro

Duhet çuar plani politik e strategjik në UNESCO. Prioritare është përforcimi i strukturës pasi muret e Butrintit rrezikojnë, pra pse duhet të ndërtohet kafe. Duhen marrë masa që Butrinti të vëzhgohet e ndriçohet natën. Nuk ka as kamera asgjë. N sezonin tjetër Butrinti do jetë sërish në diell e në shi. Librat shiten në rrugë. Po të bie zjarr në Butrint aty nuk mbetet më asgjë. Imagjino një Butrint të djegur nga zjarri. punimet aty janë kundra ligjit shqiptarë dhe UNESCO-s nuk i lejon ndërtime të tilla. Nuk e kuptoj as ndalimin e gazetarit. Ndërtimi atje po bëhet nga një firmë private që e kanë miq e familjarë të Ministres. Kjo ministri po shpenzon qindra mijë euro për këtë gjë. Këtu Ministrja ka mbrojtjen e Kryeminstrit. Investimi duhet të shkojë te rrugët që të çojnë në këto monumente.

A mund të ndalohen këto punime?

Nuk ka asnjë gjasë që punimet të bllokohen, ato po bëhen me bekimin e Kryeministrit. Unë kam kërkuar një takim me të, por për të paskan më shumë rëndësi deklaratat e ministres se aty nuk ka asgjë. Kafene apo bëhet në pikën më delikate të Butrintit. Koha e specialistëve ka mbaruar, është koha e biznesit. Kryeministri nuk më ka kthyer asnjë përgjigje.

Pra po thoni që punimet mund ti ndalojë vetm Prokuroria?

Këto punime i bllokon vetëm prokuroria sepse jan të paligjshme. Ore ky që bën këtë ka një arkitekt? Kush është arkeologu që ka dhënë ekspertizën që të ndërtohet ngjitur me atë mur. Këtu vetëm prokuroria sepse këta nuk marrin vesh i shkojnë të keqes deri në fund. Kumbaros po i themi jepi kujt të duash çfarë të duash por jo aty.

750 mijë eruo të shpenzuara në Apoloni për tu mbrojtur nga zjarri në një vend që nuk rrezikohet nga zjarri në vend që ti investonin në Butrint, por ata nuk pyesin specialistët. Apolonia ka nevojë për rrethim. Nuk ka rrugë për të kaluar, nuk ka kamera vëzhgimi, nuk ka korrëse bari, këta vazhdojnë e korrin me kosa, atje është mjerim i vërtetë.  

Këta janë të tërë diletantë e sekserë, çfarë të shesin e çfarë të blenë. Nuk ka dokumentacion të rregullt, ministrja nuk tregon dokumentet, të thotë kush ka qenë arkeologu në fillim. Ky është një turp, gënjen edhe për UNESCO-n, Ministrja duhet të japë dorëheqjen.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot 5 vite nga themelimi i SPAK, SHBA mbështetje për reformën në drejtësi! Zv.ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor në Tiranë

Sot 5 vite nga themelimi i SPAK, SHBA mbështetje për reformën në drejtësi! Zv.ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor në Tiranë