Skandali në Euro 2024/ Tifozi e nxori zbuluar, portieri i Serbisë merr hak dhe e godet me grusht

Skandali në Euro 2024/ Tifozi e nxori zbuluar, portieri i Serbisë merr hak dhe e godet me grusht

Vanja Milinkovic-Savic

Portieri Vanja Milinkovic-Savic u bë protagonist i një episodi vërtet të bujshëm gjatë Euro 2024 te Serbia. Gardiani i Torinos, i cili nuk luajti asnjë minutë, është përfshirë në një sherr në një pub në Mynih ditën e pushimit para ndeshjes vendimtare kundër Danimarkës.

Gjithçka ndodhi gjatë kalimit nga ndeshja mes Sllovenisë dhe Danimarkës, pikërisht kur trajneri Dragan Stojkoviç u dha një ditë pushim lojtarëve të tij. Siç bën me dije Telegrafi serb, portieri ka qenë në një lokal nate ku rrinë zakonisht persona nga komuniteti serb dhe ku luhet muzikë e tillë.

Siç mësohet, një tifoz e ka njohur portierin dhe i ka kërkuar llogari se përse nuk ishte në grumbullim para ndeshjes. Vanjës nuk i pëlqeu diçka e tillë dhe pasi e ka ofenduar tifozin, e ka goditur edhe me grusht.

Pronari i klubit, i intervistuar nga e njëjta gazetë, kishte një version tjetër dhe pohoi se gjithçka kishte ardhur nga një keqkuptim.

Një episod i rëndë i pa konfirmuar nga drejtuesit serbë, por që flet shumë për drejtimin e trajnerit Dragan Stojkoviç, i cili është vënë në qendër të vëmendjes së mediave dhe tifozëve dhe së shpejti do të shkarkohet pas këtij Euro 2024 katastrofik, i cili përfundoi me eliminim në fazën e grupeve.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

10 shoferë të arrestuar në Tiranë në 1 javë

10 shoferë të arrestuar në Tiranë në 1 javë