Skandali në Qendrën e Zhvillimit
Ademi: Pamjet janë të manipuluara

Skandali që ka përfshirë “Qendrën e Zhvillimit” në Shkodër dhe arrestimi i drejtores së kësaj qendre Juliana Cepi dhe fizioterapistes Aida Ymeraj ka zënë pjesën më të madhe të diskutimeve në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak.

Fillimisht kryetarja e bashkisë Voltana Ademi kerkoi që drejtësia ta zbardhë plotësisht këtë ngjarje ndërsa ritheksoi se pamjet janë të manipuluara

Duke kërkuar që të respektohen ligjet dhe të dënohen ata që kanë abuzuar me detyrën. Apo kanë kryer ndoshta diçka edhe më të rëndë, duhet të dënohen, por sigurisht që gjithkush ka të drejtën e prezumimit të pafajësisë” tha Ademi.

Por më të ashpër në deklarata kanë qenë këshilltarët bashkiak që jo vetëm i kanë dalë në mbrojtje drejtuesve të ndaluar nga policia, por kanë lëshuar akuza në drejtim të qeverisë.

Këtu kanë kryer një krim? Nuk ka asnjë fakt apo ndod=një provë. Thjeshtë po i falsifikojnë dokumentacionet, po i falsifikojnë fotot dhe i kanë ndaluar” tha njëri nga këshilltarët.

Ndërsa një tjetër u shpreh se, “Ti hapim dyert e këtyre institucionet dhe në mënyrë transparente të shohin të gjithë se çfarë ndodh aty. Të gjithë të kenë mundësi që të vijnë e të shohin kushtet dhe standardet e këtyre institucioneve’ tha këshilltarja.

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka bërë të ditur se institucioni i Bashkisë i është drejtuar Prokurorisë për të bërë kallëzim për manipulim të pamjeve ku paraqiteshin të lidhur pacientet me të meta mendore pranë kësaj qendre.  

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen