Teksa Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur shkarkimin nga detyra të kryegjyqtarit të Gjirokastrës Guximtar Boçi,nga ana tjetër ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka urdhëruar inspektimin e punës së gjyqtares Blerta Çibuku (Marku), pasi mndohet se ajo ka shkelur rëndë figurën e gjyqtarit.

Në videon e transmetuar nga një emision televiziv, gjyqtarja Çibuku rezulton të zhvillojë një bisedë me një grua 40-vjeçe, e cila ishte palë në procesin gjyqësor për ndarjen e pronësisë së një banese tre katëshe dhe një supermarketi në qytetin e Gjirokastrës.

Përpara dhënies së vendimit gjyqtarja komunikon në zyrë direkt me palën e paditur, gjë e cila është e ndaluar, duke i thënë se nuk mund tia jepte fitoren asaj në gjykatë, pasi dhe Guximi i kishte pohuar “…bëj çtë duash…”, por dhe kishte pasur shumë ndërhyrje dhe kontrolle nga KLD, për këtë çështje.

Nisur nga kjo situatë, inspektorët e ministrisë së Drejtësisë kanë sekuestruar vendimin e datës 27 shkurt 2015 të kësaj gjyqtareje, që informonte 40-vjeçaren disa ditë para se do e humbte gjyqin në shkallën e parë.

Të gjitha këto veprime, sipas inspektorëve të KLD cënojnë rëndë figurën e gjykatësit. Pritet që në ditët në vijim, inspektorët të dalin në një konkluzjon për nisjen e një procedimi disiplinor për gjyqtaren Blerta Çibuku (Marku).

Sherri për vilën 3 kate e supermarketin
Gazeta “Shqiptarja.com”, disponon të plotë vendimin e datës 27 shkurt 2015 të dhënë nga gjyqtarja Blerta Çibuku (Marku), ku paditëse ka qënë ish-vjehrra e 40-vjeçares.

Në këtë proces gjyqësor, kundërpaditëse ka qënë nusja e shtëpisë, 40-vjeçarja, e cila ka kërkuar që të njihej si pronare e kësaj prone.

Nga ana tjetër, paditësja ish-vjehrra me kërkesë padinë drejtuar gjykatës kërkonte lirimin dhe dorëzimin e sendit të shitur nga të paditurit, djali i saj dhe 40-vjeçarja, sipas kontratës së shitjës. Kujtojmë se e moshuara ish-vjehrra, ishte dëbuar nga shtëpia e saj, për shkak të konflikteve me nusen.

“Më jepni supermarketin”
Në seancën gjyqësore të datës 20 shkurt 2014 nga 40-vjeçarja është depozituar një kundërpadi me të kundërpaditur (ish-vjehrren e saj dhe të paditur ZVRPP Gjirokastër, me objekt pavlefshmëri absolute të kontratës së shitjes dhe c’regjistrimin e pronës pranë ZVRPP Gjirokastër në emër të ish-vjehrës

Po nga ana e 40-vjeçarja në seancë gjyqësore të datës 25 mars 2014 është bërë kërkesa për shtimin e objektit të kundërpadisë së saj, duke kërkuar këtë herë detyrimin e ish-vjehrës së saj, për njohje bashkëpronare të pasurisë objekt gjykimi.

Ndërkohë në séancën gjyqësore të datës 8 prill 2014, 40-vjeçarja ka paraqitur një kërkesë për pakësim të objektit të kundërpadise duke i qëndruar kërkimit të saj vetëm për njohjen bashkëpronare të pasurisë së paluajtshme nr 14/60 objekti ”Supermarket dhe banese” me trek.

Toka u ble nga djali
ish-burri i 40-vjeçares ka blerë nga seksioni i financës së rrethit Gjirokastër me kontratën e shitjës nr.1536 të datës 15 korrik 1998, një sipërfaqe trualli prej 130 m2, në lagjen “11 Janari” Gjirokastër, të cilën e ka hipotekuar në hipotekë.

Më pas i padituri, ish-burri i 40-vjeçares ka marrë lejën e ndërtimit, vendimin e K.Rr.T–së për shesh ndërtimi, ka ndërtuar objektin “supermarket dhe banesë”.

Sipas gjëndjes familjare, rezulton se ai ka qënë në përbërje familjare me prindërit e tij, në momentin e lejes së truallit dhe ndërtimit të objektit deri në vitin 2006 ku ka bërë një ndarje familjare dhe më pas është ribashkuar përsëri.

Sipas vërtetimit hipotekor, pasuria nr.14/60 që i përket objektit “supermarket dhe banesë” si dhe trualli prej 130 m2 janë rregjistruar në ZVRPP Gjirokastër në emër is-burrit.

Vila, supermarketi dhe kredia 70 mln lekë
Ndërkohë në pretendimet që ka dhënë në gjykatë 40-vjeçarja ka pohuar se prona ishte kaluar nga emri i saj dhe bashkëshortit të saj, tek emri i ish-vjehrrës.

Kjo shitje sipas saj ka ndodhur në maj të 2007 dhe është bërë me qëllim, që në rast se burrë e grua nuk ishin në gjëndje të mos paguanin kredinë 70 milion lekë të marrë në bankë, kjo e fundit të mos kishte mundësinë ti tjetërsonte pasurinë.

Gjithçka sipas 40-vjeçares, është bërë me mirëbesim me ish-vjehrrën.

Dhe pas divorcit mes djalit dhe ish-nuses ajo ka kërkuar që prona e saj të lirohet dhe të dorëzohet tek ajo.

Sipas pretendimeve të kësaj të fundit kontrata e shit-blerjes është bërë pa patur qëllim që të sjellë pasoja juridike, pra është veprim fiktiv. Pasi vlera e objektit nuk është reale përsa i takon objektit vendndodhjes së pronës.

“Kjo shitje fiktive u bë për shkak të marrjes së kredisë dhe për të shpëtuar këtë pasuri në rast mospagimi të kredisë duke e bërë në mirëbesim me paditësen”-thotë 40-vjeçarja.

Më tej kjo e fundit shton se objekti është 3 kate dhe është shitur vetëm njëri prej kateve ndërsa dy katet e tjerë do të ngeleshin në pronësi të të paditurve, secili kat është 130m2. Pra sipas 40-vjeçares është shitur vetëm një kat.

Mirëpo të gjitha këto pretendime nuk janë marrë në konsideratë nga gjyqtarja Blerta Çibuku (Marku), e cila i ka dhënë të drejtë ish-vjehrës së saj. Ky vendim është lënë në fuqi dhe në gjykatën e Apelit.


skandali seksual

d.b/shqiptarja.com